Sport 8 Tetor 2019, 12:10

Messi thyen rekordin e radhës, është nga tjetër planet

Shkruar nga Pamfleti
Messi thyen rekordin e radhës, është nga tjetër planet

Lionel Messi është rekordmen absolut te Barcelona. Argjentinasi, me golin e shënuar kundër skuadrës së Sevilla, ka thyer rekordin e Carles Rexach dhe Xavit. “Pleshti” ia ka dalë të shënojë në 16 sezone me fanellën e katalanasve, si askush tjetër.

Rexach dhe Xavi kishin shënuar në 15 sezone me Barcelonën dhe shohin t’u thyhet rekordi nga Messi. Iniesta ka shënuar në 13 sezone, Asensi, Carrasco dhe Pique kanë realizuar gola në 11 sezone. Për t’u thyer rekordi i Messit duhen pritur shumë vite.

Goli kundër Sevillas ishte i 604-i për Messin me fanellën e Barcelonës. 420 prej tyre sulmuesi i ka realizuar në La Liga. Argjentinasi ka provuar të shënojë me çdo pjesë të trupit. Më këmbën e djathtë ai ka shënuar 495 herë, 85 me të djathtën, ndërkohë që ka realizuar edhe 22 gola me kokë. Messi ka provuar të shënojë edhe me dorë e kraharor.

Sport Barcelona Lionel Messi