Sport21 Qershor 2018, 21:54

“Messia” nuk ka lidhje me Messin, Kroacia tallet me Argjentinën

Shkruar nga Pamfleti
“Messia” nuk ka lidhje me Messin, Kroacia tallet me Argjentinën

Futbolli, magjia, emocione… Argjentina dhe Kroacia na dhuruan një nga ndeshjet më të bukura të këtij Botërori. Ekipi kroat i udhëhequr nga Luca Modriç masakroi skuadrën e Argjentinës me rezultatin 0-3. Kroacia siguron kualifikimin në grupin tjetër me një superfitore, ndërsa Messi me shok përgatisin valixhet për pushime. 

Minuta e 53-të ishte një moment skandaloz për ekipin e Argjentinës. Skuadra e Messit gaboi në mbrojtje duke i falur Kroacisë golin. Portieri Kabajero gabon rëndë, pasi topi i kthyer pas nga mbrojtësit nuk shkelmohet si duhet dhe ia jep sulmuesit Rebic në këmbë, ky i fundit e gjuan fluturimthi duke e dërguar në rrjetë.

Mozarti” i futbollit, Luca Modric, dërgon në shtëpi Argjentinën dhe kualifikon Kroacinë  e tij në fazën tjetër pas golit të shënuar në minutën e 80-të. Lojtari i Real Madrid-it merr një top mjaft të mirë jashtë zonës, i pangacmuar nga askush luan me topin në këmbë, krijon hapësirën dhe lëshon goditjen e tij plot helm. Portieri Kabajero hidhet me vonesë dhe arrin vetëm ta prekë. 

Sikur të mos mjaftonte kjo, Kroacia shënon me Rakiticin golin e tretë dhe final. Ekipi kroat fillon dhe bën kuadrat në zonën e Argjentinës. Çfarë perle! 

Argjentina – Kroacia 0-3
Shënues:
Rebic 53′, Modriç 80′, Rakitiç 90’+1′

Argjentina: Kabajero; Merkado, Otamendi, Taljafiko; Akunja, Masçerano, Perez, Salvio; Aguero, Mesi, Meza, Pavon.

Kroacia: Subashiç; Vrsaljko, Strinic, Lovren, Vida; Rakitiç, Brozoviç; Modriç, Perisiç, Rebiç; Manxhukiç.

Sport Argjentina Botëror Kroacia