Showbiz16 Tetor 2019, 14:17

Mësuesja ankohet ndaj shkollës:”Më pushuan nga puna se isha transeksuale”

Shkruar nga Pamfleti
Mësuesja ankohet ndaj shkollës:”Më pushuan nga puna se isha

“Më pushuan nga puna sepse jam transeksuale”, lexohet në një postim në FB, shkruar nga  Giovanna Cristina Vivinetto, 25 vjeç, poete, fituese e “Çmimit Viareggio”             dhe docente letërsie në institutin privat Kennedy në Romë të Italisë.

Mësuesja rrëfen se është punësuar më 23 shtator që më pas, pas dy javësh, ta largojnë nga shkolla me motive që i cilëson “konfuze dhe pak të besueshme”. Nuk ka të njëjtin mendim administrata e shkollës, që e konsideron pushimin ‘korrekt’ dhe nuk komenton ngjarjen.

Rrëfimi i mësueses – “Para punësimit tim, ka patur një përballje të ashpër mes pronares së shkollës Daniela Cozzolino, e cila ishte pro punësimit tim dhe u përpoq të më kishte aty deri në fund, dhe drejtoreshës Vincenzina Piçolino, e cila ishte kundër dhe në fund më pushoi nga puna”, shpjegon Vivinetto.

Mësuesja poeteshë këmbëngul se ka patur një marrëdhënie të shkëlqyer me studentët e saj, të cilët i besonin asaj dhe ishin entuziastë për mënyrën e mësimdhënies. Për këtë arsye, pushimi i papritur nga puna iu duk i pajustifikuar: “Sipas drejtueses së shkollës, jam prapa me programin dhe jap mësim shumë shpejt: dy gjëra tërësisht të kundërta me njëra tjetrën”, shkruan.

“Më tha edhe se nuk arrij t’i përfshij nxënësit në shpjegimet e mia dhe se nuk jam efikase, pasi sjellja ime prej poeteshe është shumë e fortë”.

Kur  Vivinetto provoi të kundërshtojë këto hipoteza paradoksale, drejtoresha u justifikua duke thënë se shpesh herë nxënësit janë  “të pa besueshëm”: “Të thonë diçka dhe pastaj ne vijnë të na thonë të kundërtën: nuk duhet t’u besosh”.

“Gjatë mungesës tënde kur ishe sëmurë, prindërit dhe nxënësit gjetën kurajon për t’u ankuar”, rrëfen mësuesja se i ka thënë drejtoresha.

“Në thelb mendoj se motivi i këtij veprimi ka qenë transeksualiteti im. Mbase dikush është ankuar tek drejtoresha ,e cila ka gjetur pretekstin për të më pushuar ”, pretendon mësuesja.

“Është absurd që serioziteti dhe profesionaliteti të mos gjenden në shkollë, vend ku nuk duhet të mungojnë. Sepse që aty kalon gjëja më e çmuar, e ardhmja jonë”, përfundon mësuesja transeksuale.

Lifestyle Mësuesja ankohet ndaj shkollës:"Më pushuan nga puna se isha transeksuale"