Anti-Mafia 5 Nëntor 2018, 16:18

Meta-Berisha, përpëlitje me “grusht shteti në tavolinë”, SHBA-BE u djeg skenarin me votim në parlament

Shkruar nga Pamfleti
Meta-Berisha, përpëlitje me “grusht shteti në

Meta-Berisha, përpëlitje me “grusht shteti në tavolinë”, SHBA-BE u djeg skenarin me votim në parlament

Dështimi nuk ishte “zotësi dhe mençuri” e Ramës, por lëvizje e SHBA-BE, të cilët presidentit anti-kushtetutë e anti-reforma, i dërguan mesazh me “korrierin” Rama, për t’i bërë të qartë, se në projektet që ideon, financon, mbështet dhe monitoron “Shtëpia e Bardhë”, nuk lejon t’i dalin përpara “macet e zeza”

 Bllokimi dekretimit të Ministrit të Brendshëm, nuk  ndaloi thjeshtë një person, për t’u ulur në kolltukun e atij posti, sepse në mos sot, nesër, ai funksion do ketë drejtues, por synonte ndalimin, ose më saktë, vonesën e zbatimit të reformës anti-krim.

Për vonesën, presidenti u shpreh se po “mendohej”, ndërsa për mos dekretimin, deklaroi se “nuk u bind”, por të vërtetën e shprehën kafeneve e nëpër media, ata që presidenti, i merr prapa si “ogiçë”, nëpër ngjitje malesh.

Në 7 ditët e afatit Kushtetues, presidenti nuk është “menduar”, por është “instruktuar”, si të inskenonte një ngërç kushtetues momental, për të kaluar në kaos afatgjatë politik, që në rastin konkret, do ngjasonte, me startin dhe fundin e’97-ës!

Për 7 ditë e për 7 netë, dy “kullat” e nxira nga krimi e korrupsioni, familja presidenciale e guroreve dhe familja ish-presidenciale e pushtetit të piramidave, të Gërdecit e 21 janarit, nuk janë “menduar”, por kanë “vrarë mendjen”, për të shpëtuar nga ballafaqimi me ligjin, të cilit Meta e Berisha, i dinë vlerën e moszbatimit, por i tmerrohen zbatimit.

Edhe faturistet e OSHEE e Ujësjellësit, të japin sqarim për çdo kundërshtim, qoftë i gënjeshtër, ndërsa Presidenti Republikës, “burrë zakoni”, me 3 diploma e 4 mastera ndërkombëtarë, me 25 vjet pushtete legjislative e ekzekutive, del e thotë shkurt: “Nuk u binda”, pa dhënë asnjë detaj.

Deklarimi “nuk u binda”, nuk duhet konsideruar si “ego presidenti”, apo si ultimatum “krevati”, as si porosi miqsh në “darkë bifteqesh”, por duhet trajtuar kushtetushmërisht e ligjërisht, si skemë e rafinuar e bashkë-bandës Berisha-Meta, mbasi dekretimi nuk i shtonte “spaleta” Gjeneral Sandër Lleshajt, por u hiqte atyre, sundimin politik dhe parajsën fiskale e pasurore.

Mosdekretimi i Ministrit të Brendshëm, i një vendi anëtar të NATO-s nga Presidenti, i cili me Kushtetutë është Komandant i Forcave të Armatosura në kohë paqeje, nuk duhet konsideruar, trajtuar e lejuar, të kalojë si një akt-partiak, por si “grusht shteti në tavolinë”, inskenuar dhe zbatuar nga “kubeja e mafies” Berisha-Meta.

Është një skenar i kompletuar, me të gjithë elementet e një “grushti shteti në tavolinë”, i importuar nga vendet me pushtete e politikë, ku sundon e vepron mafia, eksperimentuar në Shqipëri, me rastin “Ministër i Brendshëm”, prej të cilit u kuptua qartë, se “komandoja” Berisha-Meta nuk e kanë me ortakun e tyre Rama, por me drejtësinë, që po zbatohet jashtë kontrollit të tyre. 

Meta-Berisha, dështuan me “grushtin në tavolinë”, jo për “zotësi e mençuri” të Ramës, por sepse SHBA-BE, ia kanë dërguar mesazhin Ilir Metës, me “korrierin” Rama, për t’i bërë të qartë se në projektet që ideon, financon, mbështet e monitoron “Shtëpia e Bardhë”, nuk lejon t’i dalin përpara “macet e zeza”.

Shkuarja e Ruçit në Presidencë, është “posta”, që i dërgohet Metës, nga ata që janë cënuar me tentativën e bllokimit të Ministrisë së Brendshme, duke i dhënë fund skenarit Meta-Berisha, me votim urgjent në parlament, prej nga shumë shpejt, do nis dhe fundi i Metës, gjë për të cilën, pas Ramës, “ATA” i dërguan Ruçin, për t’i kujtuar se kapadaillkut të tij, do t’i jap fund parlamenti./Pamfleti

Anti-Mafia Meta-Berisha përpëlitje me “grusht shteti në tavolinë” SHBA-BE u djeg skenarin me votim në parlament