Aktualitet11 Qershor 2019, 21:13

Meta deklaroi zyrtarisht se mund të vritej një njeri në protestë, SHISH duhet ta konfirmojë

Shkruar nga Pamfleti
Meta deklaroi zyrtarisht se mund të vritej një njeri në

11 ditë në 'sera' duke u bërë politikë me fatkeqësin e banorëve të Floqit, marrin vendim për të ardhmen e tyre

Kreu i shtetit tha se kishte marrë informacione nga shërbimi inteligjent shqiptar e shërbimet partnere se mund të kishte viktima në protestë e zgjedhje. SHISH raporton dhe te Kryeministri

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një lajm zyrtar, sipas të cilit në protestën e opozitës më 8 qershor kishte informacione se mund të vritej një njeri.

Teksa ka argumentuar dhe njëherë vendimin për zhdekretimin e ditës së zgjedhjeve, Meta ka dhënë lajmin e rëndë, duke nënvizuar se vetëm anulimi e kishte parandaluar një akt të tillë.

Kreu i shtetit është shprehur se ishte konsultuar me shërbimet inteligjente vendase dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë në lidhje me këtë fakt, ndaj kishte arritur në konkluzionin se për të bllokuar daljen e situatës jashtë kontrollit, duhej të anulonte zgjedhjet.

Deklarata zyrtare para mediave nga ana e Metës se kishte ndërmarrë vendimin ekstrem për shtyrjen e zgjedhjeve vendore pa afat për shkak se nuk dëshironte viktima, është dhe një këmbanë alarmi për Ramën që është i vendosur që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor.

Për më tepër që organet ligjzbatuese shqiptare, këtu përfshihet dhe Shërbimi Informativ Shtetëror, kanë detyrim ligjor të njoftojnë paralel me Presidentin dhe kryeministrin.

Kreu i qeverisë Rama nëse ka pasur informacione të tilla, duhet të ketë qënë në dijeni.

SHISH ka detyrimin ligjor ta konfirmojë deklaratën e Metës, se ishte planifikuar një viktimë në protestën e 8 qershorit, dhe vetëm zhdekretimi i zgjedhjeve e kishte parandaluar.

Nëse SHISH e konfirmon dhe Rama vijon të këmbëngulë në zhvillimin e zgjedhjeve, duke marrë parasysh dhe rrezikun e ndonjë viktime të mundshme, atëherë është një përgjegjësi e madhe e kreut të qeverisë në këtë rast.

Nëse SHISH nuk konfirmon informacionet për një rrezik të tillë, atëherë “topi” mbetet në portën e kreut të shtetit, dhe është një përdorim politik./Pamfleti/

Kryesore 11 ditë në 'sera' duke u bërë politikë me fatkeqësin e banorëve të Floqit marrin vendim për të ardhmen e tyre