Anti-Mafia20 Tetor 2018, 18:27

Meta dekoroi princin e Monakos që t’i ruajë thasët me para që ka dërguar me avion në parajsën fiskale?

Shkruar nga Pamfleti
Meta dekoroi princin e Monakos që t’i ruajë thasët me para

Meta dekoroi princin e Monakos që t’i ruajë thasët me para që ka dërguar me avion në parajsën fiskale?

Ja çfarë i lidh Ilir Metën dhe peshkaqenët e tjerë të korrupsionit në Shqipëri me Monakon, vendin ku kanë fshehur paratë kokat e korrupsionit të botës, gjatë katër viteve të qeverisë Meta-Berisha u larguan nga Shqipëria 1.3 miliardë dollarë para korrupsioni

 

Gjatë kësaj jave, presidenti Ilir Meta, i cili në raportet ndërkombëtare klasifikohet si një ndër kokat më të mëdha të korrupsionit dhe krimit në Ballkan, vlerësoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, në një ceremoni në Pallatin e Brigadave, Princin e Monakos, Albert II.

Meta e dekoroi princin për “Për kontributin e çmuar në inkurajimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Principatës së Monakos; për mbështetjen e vyer për ruajtjen e biodiversitetit në zona të mbrojtura detare në Shqipëri, si pjesë e mjedisit të pellgut të Mesdheut”.

Monako është një ndër parajsat më të rëndësishme fiskale, në të cilën dyshohet se një pjesë të politikanëve shqiptarë kanë fshehur valixhet dhe thasët me para, produkt i aferave korruptive, shitjes së pasurive publike, shkatërrimit të maleve dhe lumenjve, prerjes së pyjeve, vjedhjeve me tendera, hidrocentraleve, koncesioneve të ndryshme etj.

Përveç Qipros, Zvicrës, Panamasë dhe Maltës, Monako njihet si një nga vendet më të sigurta për fshehjen e parave të paligjshme nga politikanët shqiptarë, për shkak të rregullave të forta për të ruajtur sekretin dhe ndalimit të çdo kontrolli apo hetimi.

Bankat ruajnë konfidencialitetin dhe japin të dhëna vetëm në ato raste kur kontrolluesi  ka një autorizim me shkrim nga vetë zyrtari për të kryer kontrolle ndaj tij.

Vetëm gjatë viteve 2009-2014, kur Shqipëria qeverisej nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, sipas organizatës botërore me qendër në SHBA, “Global Financianal Integrity” Shqipëria ka nxjerrë jashtë vendit 1.3 miliardë dollarë në mënyrë të paligjshme. Por, shumat e pazbuluara mendohet të jenë shumë herë më të mëdha se shifra e publikuar nga “Global Financianal Integrity”. Kjo shumë është vetëm pjesa që është gjurmuar nga shërbimet partnere, gjatë monitorimit të veprimtarisë mafioze të politikanëve shqiptarë. Pjesa më e madhe e parave janë larguar me avionë pak para se Sali Berisha të rrëzohej nga pushteti, ndërsa Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të vijonin vjedhjet, tashmë në qeverisje me Edi Ramën.

Në këtë kontekst, lëvizja e Metës për të dekoruar Princin e Monakos, Albert II, shihet me dyshim të madh. Me ngushtimin e lakut të drejtësisë dhe rritjen e presionit për të shembur bunkerët e parajsave fiskale, politikanët e korruptuar shqiptarë kërkojnë garanci që paratë e tyre të mos zbulohen. Këta shfrytëzojnë edhe mundësitë e fundit që u jep pushteti për të qëndruar sa më parë krerëve të vendeve të parajsave fiskale. Edhe nëse reforma në drejtësi i rrëzon nga pushteti dhe i çon disa vite në burg, politikanët e korruptuar shqiptarë synojnë të sigurojnë paratë që kanë fshehur në bankat e huaja, për t’ua lënë trashëgim fëmijëve./Pamfleti

 

 

 

 

Anti-Mafia Alberti i II Ilir Meta Princi i Monakos