Aktualitet19 Prill 2019, 20:56

Meta dhe Kryemadhi kanë degraduar, përdorin fëmijët për të fshehur korrupsionin e tyre

Shkruar nga Pamfleti
Meta dhe Kryemadhi kanë degraduar, përdorin fëmijët për

Meta dhe Kryemadhi kanë degraduar, përdorin fëmijët për të fshehur korrupsionin e tyre

Të përmëdësh, ose të përdorësh fëmijët duke i bërë ata të cënueshëm në privatësinë e tyre është gjëja më e shëmtuar që arrin të bëjë kjo kastë e degraduar politike.

Brizida Gjikondi
Asnjë nënë, kurrë, për asnjë arsye, me ose pa arsim, përmend, përdor dhe cënon fëmijët për shkak të ambicjeve politike që ka. Politika shqiptare ka parë shpesh raste, burrash kryesisht, që kur kanë probleme me korrupsionin, hetimin, opinionin dhe moralin në mënyrën më të neveritshme, fshihen mbrapa fëmijëve të tyre, sëmundjeve ose dhe thjesht ekzistencës së tyre. Të përmëdësh, ose të përdorësh fëmijët duke i bërë ata të cënueshëm në privatësinë e tyre është gjëja më e shëmtuar që arrin të bëjë kjo kastë e degraduar politike. Dhe gjithë kjo qasje nuk vërteton gjë tjetër vec rrënimin e saj total, deri në atë pikë sa i shpërfytyron dhe si qënie prindërore, duke shfrytëzuar ndjeshmërinë që të jep ajo përkatësi, të të qënit prind.

Bashkëshortja e Presidentit të Republikës, me një agresivitet dhe një ligjërim vulgar ju hakërrye një simotre të saj (simotër vetëm nga gjinia) duke shfrytëzuar pikërisht këtë grua të thjeshtë si tribunë për klithmat jo serioze dhe hakërryese të saj në një fjalim patetik që cdo shitëse tek gabi do ja kish zili.

Duke konfirmuar jo vetëm nivelin e saj intelektual, por sidomos duke konfirmuar një tragjikomedi të madhe, kjo kastë politike po ju përvetëson shqiptarve jo vetëm, pasuritë dhe jetët por edhe klithmën, kauzat dhe ligjërimin. Domethënë, këta janë njëkohësisht dhe shumë të varfër dhe shumë të pasur, dhe shtypës dhe te shtypur dhe për të bindyr dynjanë për “moralin” dhe koherencën e tyre, fusin në lojë dhe cënojnë dhe fëmijët e tyre, duke harruar që dy prej fëmijëve i ka madhorë, njërën të mitur, dhe sidomos njëra prej tre fëmijëve është Zonja e parë e Shqipërisë.

Por kjo kakofoni nuk mbaron këtu, ajo këtu vec konfirmon disa të vërteta ulëritëse për stadin ku ndodhet Shqipëria sot, media investigative, drejtësia, intelektualët dhe morali shoqëror.

U cudita kur dëgjova që sipas Freedom House Shqipëria ka zbritur me shtatë vende në indeksin botëror të lirisë së medias, po si ka mundësi vallë, dhe kush ? pikërisht kjo media që i tund erashkën haptaz rrogëpaguesve të vet, dhe kurrë, përsëris kurrë, kësaj kaste mafioze me koperturë politike mbi interesa ekonomike nuk i ka cjerrë maskën. Asnjëherë nuk kam dëgjuar një investigim të vërtetë nga këta gazetarë të persekutuar mbi jetët e politikanëve shqiptarë, të tyre dhe fëmijëve të tyre, gjobat, rrogat që kanë mledhur si taksë emërimesh, pasuritë që kanë, brënda dhe jashtë Shqipërisë, nga Italia, Franca, Anglia deri në Amerikën e largët, pasuritë që kanë nën emra vjehrrash, kunatash, ndërtuesish dhe anonimësh të robëruar.

Si grua, asnjëherë nuk parapëlqej të shkruaj ose të merrem me një grua tjetër, por kjo pjesa e fëmijëve vërtetë është shumë e ndjeshme për tu dëgjuar dhe për tu përdorur në këtë klimë kaq të tensionuar nga shushunjat e vlerave të shqiptarve, si majtas dhe djathtas.

Rreth viteve 2005-2008 kam qënë pjesë e LSI, si shumë shqiptarë që shpresuan se korrupsioni i Nanos dhe agresiviteti i Berishës duhet të ndëshkoheshin, kur u largova bashkëshortja e Presidentit të tanishëm dhe ish Kryetarit të LSI të atëhershëm, nuk ishte as anëtare e Kryesisë, ndërkohë mbas 11 vjetësh edhe pse ka anëtarë kryesie të atëhershëm ajo është bërë Kryetare e Partisë, natyrshëm më vjen një pyetje naïve, mos vallë ajo parti është pronë dhe biznes familjar ?!

Dhe pyetjen e dytë e kam për macen me merin Sasha, atë që kish banjon e 11’të si banjo personale, ajo ku ndodhet tani, në Lalëz, tek Kodra e Diellit të Tiranës apo në Kodrën e Diellit të Londrës, dhe cfarë mendon ajo për këtë situatë ?!

Forum Brizida Gjikondi Ilir Meta Monika Kryemadhi