Meta dhe Monika drejt arratisjes, çojnë fëmijët në Angli dhe shesin pasurinë

Meta dhe Monika drejt arratisjes, çojnë fëmijët në Angli dhe shesin pasurinë

Pas largimit të Adriatik Llallës, edhe çifti më i korruptuar në Ballkan përgatit terrenin për t’i shpëtuar arrestimit nga Byroja e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme. Njihuni me arsyen se pse prangosja e Metës dhe Monikës është e pashmangshme

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, çifti i politikanëve më i korruptuar dhe inkriminuar në Ballkan sipas raporteve më presitigjoze ndërkombëtare, po përgatisin terrenin për t’u arratisur, me qëllim për t’i shpëtuar arrestimit.

Meta dhe Monika kanë ndërmarrë disa lëvizje, të cilat konfirmojmë zbatimin e një plani të mirëmenduar, për t’u larguar nga vendit, para se të ngrihen Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Speciale.

Me ngritjen e këtyre organeve, Ilir Meta nuk ka asnjë shpresë që t’i shpëtojë më burgut, siç shpëtoi në Gjykatën e Lartë, kur u kap me bllok në dorë, duke blerë dhe sajuar një ekspertizë, që hodhi poshtë videon e korrupsionit. Tashmë shpresa e fundit e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit duket se është arratisja.

Lëvizja e parë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit konsiston në shitjen e pasurive të paluajtshme, produkt i parave të korrupsionit. Sipas dokumenteve zyrtare, Kryemadhi ka shitur 6 apartamente, ku vetëm njëri kushton 350 mijë euro.

 Monika po i kthen apartamentet në para për një arsye shumë të thjeshtë sepse apartamentet nuk i mbron dot nga sekuestrimi, ndërsa paratë i ka më të lehtë që t’i fshehë apo t’i largojë me çanta nga Shqipëria. Paratë e apartamenteve Monika nuk po fut më në banka, nga frika se i sekuestrohen. Madje, Monika Kryemadhi po tërheq edhe ato para që ka nëpër banka, për t’i shpëtuar nga sekuestrimi.

Lëvizja e dytë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është largimi i fëmijëve nga Shqipëria. Meta dhe Monika i kanë çuar fëmijët në Angli, gjoja për shkollim. Largimi i fëmijëve në Angli, e bën më të lehtë ikjen përfundimtare të Metës dhe Monikës nga Shqipëria.

Fëmijët kanë marrë me vete një pjesë të parave gjoja për shkollim dhe jetesë atje. Në Angli dyshohet prej kohësh se Ilir Meta ka fshehur qindra milionë euro, produkt i korrupsionit. Në rrethet politike thuhet se në gjurmët e kësaj pasurie tronditëse kanë rënë shërbimet britanike dhe amerikane.

Të njëjtën lëvizje ndoqi edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i cili largoi fillimisht familjen në Gjermani, se gjoja i rrezikohej në Shqipëri. Tani rezulton se Llalla, mburoja e korrupsionit dhe krimit të Ilir Metës dhe Sali Berishës, e largoi familjen për t’i shpëtuar arrestimit.

Llalla tashmë është nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash. Firmosja e urdhrit për arrestimin e tij është çështje ditësh. Por, Llalla, pas largimit të familjes, është larguar edhe vetë në Gjermani. Ish-kryeprokurori tani po shtiret si i sëmurë atje, për t’i shpëtuar burgut në Shqipëri.

Po pse arrestimi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është i pashmangshëm? Është i pashmangshëm sepse Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, duke menduar se nuk do të ketë kurrë drejtësi, kanë deklaruar dhjetëra mijëra euro pasuri, me vetëm dy rroga shteti. Kjo pasuri automatikisht duhet të sekuestrohet sipas ligjit anti-mafia.

Përveç sekuestrimit, mbi Metën dhe Monikën do të ngrihen akuza për pastrim parash, fshehje pasurie, korrupsion, mashtrim, falsifikime etj. Por, për të goditur çiftin e politikanëve më të korruptuar dhe të inkriminuar në Ballkan, po pritet ngitja e Byrosë Kombëtare e Hetimit, pasi drejtësia aktuale që po shembet dita-ditës, është ende nën influencën e Ilir Metës dhe Sali Berishës./Pamfleti.com