Editorial12 Prill 2018, 12:50

Meta do arrestohet nga shqiptarët, jo nga amerikanët

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Meta sajoi dje një lojë tepër të trashë duke ribotuar letrën që Adriatik Llalla, ish kryeprokurori i Shqipërisë i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit. Me ribotimin e kësaj letre, që ka gati 6 muaj që është zyrtarisht e publikuar në faqen zyrtare të DASH, Meta kërkon që të evidentojë faktin se vetëm Donald Lu nuk mund të flasë për luftë kundër korrupsionit pasi ka konflikt interesi.

Duke vënë në gojë frazat e Llallës që e akuzonte ambasadorin e SHBA, Presidenti kërkoi të vinte nën presion Donald Lu.

“Ilir Meta tentoi dje të intimidonte ambasadorin Donald Lu. Një “gjellë qensh” dhe një lojë e trashë e katundarëve të boshtit Gramsh-Skrapar të përfaqësuar nga Adriatik Llalla dhe Ilir Meta”, do ta cilësonte botuesi i “Pamfleti” Gjergj Zefi.

Dhe teksa shihet koha që u shpërnda nëpër media një lajm i tillë, si të ishte lajm i ri dhe ku nënvizohej citimi i Llallës se Donald Lu kishte kërkuar arrestimin e Metës, vihet re fare lehtë që orkstrimi ka ardhur nga Presidenca dhe ish kryeprokurori. Pas një ripublikim i tillë i akuzave të Llallës ndaj Donald Lu kanë ardhur menjëherë pas publikimit në mediat shqiptare, të marrë nga Zëri i Amerikës, i raportit të Freedom House që e quan Metën simbol të korrupsionit në Shqipëri.

Një skenar i Metës për ta zhurmuar këtë akuzë të rëndë, të bërë nga ana e kësaj OJF-je amerikane shumë të rëndësishme. Dhe për më tepër kur për publikun shqiptar, raporti që akuzon fort Metën si njeriun simbol të korrupsionit në Shqipëri dhe që me zgjedhjen e tij president u godit lufta kundër korrupsionit, u zbardh nga Zëri i Amerikës.

Media e cila dihet se përcjell zërin zyrtar të DASH për të gjitha zhvillimet ku SHBA kërkon të instalojë demokracinë. Ndaj Meta bashkë me Llallën tentojnë që ta largojnë vemendjen nga kjo akuzë, për të intimiduar ambasadorin amerikan Donald Lu. Për të treguar se ai është njeriu që i bën të gjitha këto në kurriz të Ilir Metës dhe të politikanëve të tjerë që nuk i vijnë sipas oreksit. Që është Donald Lu ai që kërkon të arrestojë Ilir Metën.

Pavarësisht se ambasadori amerikan Donald Lu e ka mohuar këtë akuzë të Llallës. Madje dhe mbrëmë e deklaroi publikisht që Llalla mashtron, duke e akuzuar publikisht dhe në bazë të qëndrimit të DASH, se është zyrtari më i korruptuar në Shqipëri dhe që mund të përfundojë në burg. Ndërsa përsa i përket Ilir Metës, atë do ta arrestojnë shqiptarët. Ish kreu i LSI dhe Presidenti aktual do të jetë në burg falë dosjes së kopsitur nga organet ligjzbatuese shqiptare.

Nuk përjashtohet mundësia që këto dosje të jenë pasuruar nga informacionet e FBI dhe DEA-as amerikane të antidrogës. Të rrëfyera nga ish këshilltari i Metës në MPJ, Almir Rrapi. Po ama janë marrë në SHBA. Ndërsa dënimin me burg Ilir Meta do ta marrë nga shqiptarët, pasi të arrestohet nga organet ligjzbatuese shqiptare. Kjo është më se e sigurtë!/Pamfleti.com

codramol
smile

Editorial Adriatik Llalla Amerikanet Ilir Meta

Editorial