Anti-Mafia20 Gusht 2019, 17:23

Meta e akuzoi se është sjellë në mënyrë helmuese, SHBA prerë: SPAK do ndjekë penalisht “të paprekshmit”

Shkruar nga Pamfleti
Meta e akuzoi se është sjellë në mënyrë helmuese,

Meta e akuzoi se është sjellë në mënyrë helmuese, SHBA prerë: SPAK do ndjekë penalisht “të paprekshmit”

Akuzat e Metës ndaj SHBA dhe BE kanë ardhur duke u intensifikuar me afrimin e shtatorit, kohës kur do të ngrihet SPAK, BKH, Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese, të cilat rrezikojnë seriozisht nxjerrjen e Metës para drejtësisë për të gjitha zullumet. Bashkë me Presidentin, referuar dhe vendosmërisë së SHBA, kërcënohen nga SPAK të gjithë “peshqit e mëdhenj” të politikës shqiptare, duke vijuar me Berishën, Bashën, Monikën, Ramën, por dhe ministrat dhe ish ministrat që kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë shpëtuar nga përballja me drejtësinë për shkak të paktit korruptiv me të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vertetojnë në vijimësi se janë vërtetë aleatët e mëdhenj të Shqipërisë, teksa tregohen të vendosura për të dërguar para drejtësisë “peshqit e mëdhenj”.

Teksa kanë dëgjuar ditë pas dite të gjitha akuzat e presidentit Ilir Meta dhe drejtuesve të lartë të LSI ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë, si të njëanshëm dhe të helmët në sjelljen ndaj vendit tonë, SHBA kundërpërgjigjet përmes promovimit të SPAK, institucion i cili ka si mision hetimin e të paprekshmëve të politikës dhe dërgimin e tyre për ndjekje penale.

Ambasada në emër të qeverisë amerikane shpjegon sërish se SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë.

“Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta?

Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë”, thuhet mes të tjerave në mesazhin e ambasadës amerikane.

Një reagim i tillë i fortë përmes promovimit të misionit të drejtësisë së re për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri, ka ardhur pas akuzave që Presidenti Ilir Meta ka lëshuar ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë, kryesisht SHBA dhe BE, për reformën në drejtësi.

“Nuk mund të mos them se edhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar janë sjellë në mënyrë tepër të njëanshme, tepër helmuese, duke mos dhënë asnjë kontribut që Shqipëria të përmbushë detyrimet që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE dhe që duhet ta ndihmojnë Shqipërinë të çelë negociatat me BE.

Për fat të keq, Presidenti, edhe pse është ndjerë i vetëm, ka qenë i qartë dhe i vendosur për t’ia kursyer Shqipërisë një shëmti si farsa e 30 qershorit, që mund të jetë edhe një burim sanksionesh nga organizatat ekzistuese ku Shqipëria bën pjesë”, tha Meta në një dalje publike, ditë më parë.

Akuzat e Metës ndaj SHBA dhe BE kanë ardhur duke u intensifikuar me afrimin e shtatorit, kohës kur do të ngrihet SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese, institucione këto që rrezikojnë seriozisht nxjerrjen e Metës para drejtësisë për të gjitha zullumet.

Bashkë me Metën, referuar dhe vendosmërisë së SHBA të shprehura përmes ambasadës së saj në Tiranë, kërcënohen nga SPAK të gjithë “peshqit e mëdhenj” të politikës shqiptare, duke vijuar me Berishën, Bashën, Monikën, Ramën, por dhe ministrat dhe ish ministrat që kanë abuzuar me pushtetin dhe kanë shpëtuar nga përballja me drejtësinë, për shkak të paktit korruptiv me të./Pamfleti

Anti-Mafia Meta e akuzoi se është sjellë në mënyrë helmuese SHBA prerë: SPAK do ndjekë penalisht “të paprekshmit”