Aktualitet14 Maj 2019, 22:21

Meta e Dollapi ndanë miliona euro borxhe të pakthyera të CEZ, të mbledhura nga DIA. Tani e viziton në spital

Shkruar nga Pamfleti
Meta e Dollapi ndanë miliona euro borxhe të pakthyera të CEZ,

Meta e Dollapi ndanë miliona euro borxhe të pakthyera të CEZ, të mbledhura nga DIA. Tani e viziton në spital

Është një forcë e brendshme, thuajse “magnetike”, që e tërheq Presidentin tonë drejt lekëve dhe njerëzve që i posedojnë me shumicë ato të bekuara para. Të gjithë bëjnë sikur habiten që Meta, në vend që të shkonte dhe të takonte ndonjë polic të plagosur gjatë protestës së të shtunës, shkoi e takoi Sahit Dollapin. “Pamfleti” shkruajti një ditë se si Sahiti, për 5 muaj me radhë, nga janari deri në maj 2013, transferoi nga CEZ në arkën e PD mbi 12 milionë euro. Bashkë me dokumentacionin e CEZ mori dhe komunikimin zyrtar e transferimet që kompania DIA e Ismailajt, prapa të cilës ishte Meta, kishte bërë për borxhin e mbledhur të kompanisë çeke të energjisë. Këto para borxhi kanë qenë në shumën e 9 milionë eurove, përmes një skeme mafioze janë ndarë mes Sahitit e Metës. Ish-kreu i LSI ka marrë dhe nga shuma prej 15 milionë eurosh të tjera të DIA-s, për të cilat është hapur një hetim nga Prokuroria 

Nuk mund të jetë koncidencë e rastit, por Ilir Meta ka miqësi me të gjithë njerëzit që kanë lekë, qofshin nga bota e krimit, ashtu dhe të pasuruarit me lekët e shtetit.

Seç është një forcë e brendshme, thuajse “magnetike”, që e tërheq Presidentin tonë drejt lekëve dhe njerëzve që i posedojnë me shumicë ato të bekuara para.

Të gjithë bëjnë sikur habiten që Ilir Meta, në vend që të shkonte dhe të takonte ndonjë polic të plagosur gjatë protestës së të shtunës të opozitës, që u bënë “tabelë qitjeje” me gurë dhe bomba molotov për shtatë orë me radhë, shkoi e takoi Sahit Dollapin.

Sahiti është aktualisht sekretar i organizimit të PD, një version “Shaban Memia” modern, që kishte për detyrë që të rekrutonte njerëz të dhunshëm dhe t’i dërgonte në “front”, në përballje me policinë.

“Pamfleti” shkruajti për këtë një ditë më parë dhe i kujtoi qytetarëve se si Sahiti, në kapërcyell të dorëzimit të pushtetit, për pesë muaj me radhë, nga janari e deri në maj 2013, transferoi nga CEZ në arkën e PD mbi 12 milionë euro.

Ishte momenti kur Sahit Dollapi, njeriu më i besuar i Berishës në qeverisjen e parë dhe të dytë, kishte marrë nën administrim kompaninë e shpërndarjes së energjisë, pas dëbimit që i bënë kompanisë çeke CEZ.

Duke qenë se e mori pa “inventar”, thjesht Berisha e dëboi e zuri me forcë zyrat, duke bllokuar tërë dokumentacionin, paratë dhe gjithçka kishte, Sahit Dollapi mori para për vete sa u dënd, por kaloi dhe shumën e mësipërme prej 12 milionë eurosh në favor të PD.

Por, bashkë me dokumentacionin e CEZ mori dhe komunikimin zyrtar dhe transferimet që kompania DIA e Kastriot Ismailajt, prapa të cilës ishte Ilir Meta, kishte bërë për borxhin e mbledhur të kompanisë çeke të energjisë.

Përpos parave që DIA kishte marrë sipas kontratës për mbledhjen e borxheve të CEZ, ndërhyrja brutale e Berishës, duke e dëbuar kompaninë çeke të shpërndarjes së energjisë, çoi në drejtim të paditur dhe shumat e mbledhura të borxhit.

Bëhet fjalë për një shumë që vërtitet te 9 milionë euro, të cilat sipas burimeve të atëhershme brenda kompanisë, ishte në proces transferimi nga DIA te CEZ, sipas marrëveshjes mes palëve.

Mësohet se brenda kësaj shume ishin dhe pagat e papaguara të 6 muajve të punonjësve të DIA, të cilët janë hedhur në protesta më se njëherë dhe madje janë takuar dhe me Metën, pasi një pjesë e tyre ishte anëtarë dhe pjesë e strukturave të LSI.

Pikërisht këto para mësohet se përmes një skemë mafioze për të humbur gjurmët përmes bankave janë ndarë mes Ilir Metës dhe Sahit Dollapit.

Shtuar këtu dhe skemën tjetër të hapjes së 22 llogarive bankare në filiale bankash në vende të ndryshme të botës, të cilat kanë qarkulluar rreth 15 milionë euro, të cilat janë nën hetim.

Shumat janë transferuar në vlerën e më pak se 1 milion dollarëve, për të shmangur hetimet nga shtetet e huaja, ndërsa llogaritë e përdorura janë hapur të gjitha në shtete që njihen si “parajsa fiskale”.

Në këto vende kontrolli në lidhje me transfertat dhe lëvizjet financiare është thuajse zero, ndërsa bashkëpunimi me organet e hetimit është problematik. Skema është ndërtuar nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave.

Kjo skemë i është dorëzuar Prokurorisë së Tiranës në janar 2013 dhe mendohet se ka qenë një nga elementet që shërbeu për rihapjen e hetimit në lidhje me supervjedhjen me borxhet e CEZ. Lëvizjet financiare kanë vazhduar dhe për këtë arsye dyshohet se paratë e fituara padrejtësisht nga kontrata për borxhet e CEZ, Ismailaj i ka tërhequr e zhdukur në llogaritë e tij jashtë Shqipërisë. Këtu ka pasur pjesë dhe Ilir Meta.

Pra, Meta ka përfituar pjesën e miliona eurove nga Kastriot Ismailaj i DIA, por dhe nga Sahit Dollapi, që ishte caktuar nga Berisha si administrator i CEZ, i cili kishte në dorë gjithë paratë dhe dokumentacionin e lëvizjes së parave, me të cilat kanë bërë siç u ka dashur qejfi.

Ndaj nuk duhet të habitet askush që Ilir Meta në vend që të vizitonte 30 policët e plagosur në protestë me molotov të opozitës, shkoi e takoi Sahit Dollapin, i cili ka vrarë gjurin dhe ka nxjerrë shpatullën në atë “sprint” të pafat për t’i ikur policisë./PAMFLETI

Sahit Dollapi, versioni paramilitar “Shaban Memia”. Si i kaloi 12 milionë euro nga CEZ tek PD, 5 muajt e parë të 2013

Kryesore Ilir Meta Sahit Dollapi skandali me cez-dia