Meta i jep zemër drejtësisë së korruptuar, Rovena Gashi krahu i djathtë i Adriatik Llallës, bashkë me bashkëshortin Dritan Gina rrëzojnë Arta Markun

Ilir Meta nuk është thjeshtë burri i Monikës, apo Presidenti i Republikës dhe ish kryetar i LSI, por është kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku po bën “qokat” e fundit për këtë drejtësi të korruptuar. Gjykata e Apelit është trimëruar nga Meta duke marrë një vendim që rrëzon Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku, duke “thyer në mes” për herë të parë drejtësinë e re dhe duke i prerë hovin Kryeprokurores për dërgimin në burg të “peshqve të mëdhenj”

Ilir Meta nuk është thjeshtë burri i Monikës, as thjeshtë President i Republikës dhe ish kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilën realisht e drejton dhe sot.

Ilir Meta është dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, dhe me këto ritme që po ecën reforma në drejtësi dhe pastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit, mund të vijojë gjatë në krye të KLD duke bërë të gjitha “qokat” e rastit për këtë drejtësi të korruptuar.

Rasti i shpëtimit të Gjin Gjonit nga kontrolli i Vettingut me vendimin e KLD për dhënien “lejës së lindjes” për dy vite me radhë dhe një sërë “qokash” të tjera tregojnë qartë se Meta po përpiqet me të gjitha mënyrat për t’i dhënë zemër kësaj drejtësie të korruptuar.

Përplasja e fundit me Ramën dhe shkelja e hapur e Kushtetutës në rastin e refuzimit të dekretimit të emërimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm e ka “trimëruar” akoma më tej drejtësinë e korruptuar, aq sa të sfidojnë dhe institucionet e reja të saj.

Rasti më konkret është ai i ditës së sotme, kur krahu u djathtë i Adriatik Llallës, ish kryeprokurorit nën hetim penal për pastrim parash, Rovena Gashi dhe bashkëshorti i saj Dritan Gina kanë fituar betejën ligjore me kryeprokuroren Arta Marku.

Apeli administrativ i ka rikthyer në detyrë Gashin dhe Ginën dhe urdhrat për pezullimin e tyre,  pas shqyrtimit nga kjo gjykatë kanë rezultuar jashtë kompetencave të Kryeprokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku.

Bashkëshortët prokurorë, Rovena Gashi ish numri dy real i Prokurorisë së Përgjithshme dhe Dritan Gina ish kreu i prokurorisë së Elbasanit, u pezulluan disa muaj më parë nga detyra, ndërkohë që sot, teksa Apeli ka rrëzuar urdhërat e dhëna nga Marku, ligjërish rikthehen në punë.

Pra Gjykata e Apelit është trimëruar nga Meta duke marrë dhe një vendim që rrëzon Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku, duke “thyer në mes” për herë të parë drejtësinë e re dhe duke i prerë hovin Kryeprokurores për dërgimin në burg të “peshqve të mëdhenj”.

Një vendim i tillë është cilësuar i papritur në rrethet gjyqësore, pasi Rovena Gashi e ka humbur betejën për të qënë në sistemin e drejtësisë, pasi ka mbetur në ‘rrjetën’ e Vettingut.

KPK që para disa muajsh ka dhënë vlerësimin për Rovena Gashin, ish prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, duke e nxjerrë nga sistemi i drejtësisë.

Anëtarët e KPK Genta Tafa, Pamela Qirko e Lulzim Hamitaj vendosën shkarkimin e prokurores nga detyra. Gashi, e pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim për fshehje pasurie.

Ndërkohë që ILDKPKI konstatoi se deklarimet Rovenës për pasurinë s’janë të sakta, ka mungesë burimesh dhe ka deklarim të rremë te pasurisë, sidomos ato të dhuruara nga i ati.

Pas vendimit të Apelit Rovena Gashi maksimumi mund të marrë pagën nga momenti i pezullimit deri në atë të shkarkimit nga ana e Vettingut. Por problem është marrja zemër e të korruptuarve në drejtësi, që sfidojnë dhe drejtësinë e re, duke vertetuar se procesi i pastrimit të drejtësisë shqiptare nga këta monstra është betejë e vështirë dhe shumë e gjatë.

Vendimi i Apelit Administrativ:

1.“Shfuqizimin teresisht si te paligjshem te Vendimit me Nr.140 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku «Per pezullimin nga detyra te Prokurores Rovena Gashi, ne Prokurorine e Pergjithshme te Republikes se Shqiperise»,deri ne perfundim te hetimeve ose gjykimit te procedimit penal me Nr.577/2018 te Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

2) Shfuqizimin teresisht si te paligjshem te Vendimit me Nr.141 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku «Per pezullimin nga detyra te Prokurorit Dritan Gina, ne Prokurorine prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane», deri ne perfundim te hetimeve ose te procedimit penal me Nr.577/2018 te Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

3) Pezullimin e zbatimit te Vendimit me Nr.140 date 11.05.2018 dhe Vendimit me Nr.141 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku, deri ne perfundim te shqyrtimit, me vendim te formes se prere, te ankimit te bere nga ana e Prokuroreve Rovena Gashi dhe Dritan Gina ndaj ketyre urdherave te paligjshem. Relatori:Amarildo LaçiDispozitivi: 1.Pranimin e padisë. 2. Shfuqizimin e vendimeve nr. 140, datë 11.05.2018 dhe nr. 141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme për pezullimin nga detyra të prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina.

2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur, Prokuroria e Përgjithshme.

3.Kundër vendimit mund të ushtrohet rekurs përpara Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, brenda 30 ditëve, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar. Data e shpalljes: 08-11-2018”, thuhet në njoftim./Pamfleti

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti