E dyta vota. Do hapen hetimet për çështjen e Shijakut dhe Dibrës. Këtë ta keni të sigurt”, tha Meta dje. Nga na tjetër presidenti paralajmëroi parti të re. Ai u shpreh se nëse PD e LSI bojkotojnë zgjedhjet e 25 prillit si në 2019, ai do të dalë me opozitë të re. Po ashtu ai kërcënoi policët. “Mbarëvajtjen e zgjedhjeve e rrezikon vetëm një gjë që s’ka për të ndodhur kurrë, pjesëmarrja në zgjedhje. Edhe nëse PD-LSI nuk marrin pjesë presidenti do të dalë dhe do kërkojë krijimin e një opozitë të re. Fusha bosh nuk do të ngelet. Kjo histori është muhabet i mbyllur.
Shqiptarët janë të uritur për zgjedhje. Shqiptarët nuk i frikëson dot njeri dhe çdo përpjekje është e dështuar. Shqiptarë të mos presin zgjedhje daneze. Por të dalin të marrin fatet e tyre në dorë. Po u prek një votë nga një polic, do përfundojë nënë këmbë si policët e Mubarakut. Të mos i binden urdhrave të një të marri”, tha ai. Nga ana tjetër Meta dha sinjale se pas 26 prillit mund të japë dorëheqjen dhe të jetë pjesë e qeverisë së PD-LSI. “Do jem në detyrë deri më 26 prill se nuk do lejoj të venë një kukull në krye të Presidencës”, tha ai.
Pandemia
Presidenti i Republikës Ilir Meta, foli në emisionin “Log.” përballë gazetarit Endri Xhafo, për situatën e koronavirusit në vend, menaxhimin e pandemisë si edhe vendosjen e masave për parandalimin e përhapjes së virusit. “Nuk mendoj se demokracia rrit pandeminë, mendoj që demokracia mund ta vendosë në kontroll. Sot është rrëzuar gjithë sistemi llogaridhënës. Ligjet mund t’i bëjë shumë të mira, në interes të popullit, të gjithë sistemin e drejtësisë e ka. Kujt po i ankohet? Çfarë ka në dorë Lulzim Basha përveç fjalës.
Opozita nuk ka nxitur asnjë protestë. Konflikti ka ardhur nga kreu i ekzekutivit, edhe konflikti i prishjes së marrëveshjes për zgjedhjet dhe prishjen e Teatrit”, tha Meta. I pyetur nëse rrezikon ashpërsimi i pandemisë mbarëvajtjen e zgjedhjeve, presidenti Meta tha se e vetmja gjë që e rrezikon është mosmarrja pjesë e opozitës, gjë për të cilën u shpreh se nuk do të ndodhë.
“E rrezikonte vetëm një gjë që nuk ka për të ndodhur kurrë. Mospjesëmarrja e opozitës, vetëm kjo mund ta rrezikonte, lënia e fushës bosh. Kryeministri ka gjithë kohën që provokon opozitën që të mos marrë pjesë në zgjedhje, siç e provokoi për tu larguar nga Parlamenti dhe ajo ra pre e tij dhe do të vazhdojë të ketë provokime të tjera, por shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje, fusha bosh nuk do të mbetet”, tha Meta. Gjatë bisedës në studio, Meta komentoi edhe pjesëmarrjen në ditëlindjen e aktorit të njohur Bes Kallaku për të cilën u gjobit. Meta i konsideroi lojëra, ndërsa u shpreh se maskën e vendos për të dhënë një shembull pozitiv në këtë situatë pandemie.
“Unë kam qenë i ftuar në ditëlindje, restorantet kanë qenë të hapura, distanca ishte shembullore. Këto , lojëra, marrëzitë që bënë me Kastriot Islamin nuk fshehin të vërtetat që kanë të bëjnë më përballjen me këto pasoja dramatike. Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Maskën e mbaj për një mesazh për qytetarët. Ato policët të bëjnë detyrën, por duhet ta dinë se në rast se do të preket një votë, presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse policët do të përfundojnë në këmbët e popullit. I ftoj të gjithë të bëjnë detyrën”, tha më tej Meta./ Sot.news