Aktualitet24 Maj 2019, 09:59

Meta-Kryemadhi zhdukin pasuritë kriminale, gati t’ia mbathin para SPAK-ut

Shkruar nga Pamfleti
Meta-Kryemadhi zhdukin pasuritë kriminale, gati t’ia mbathin para

Meta-Kryemadhi zhdukin pasuritë kriminale, gati t'ia mbathin para SPAK-ut

Meta-Kryemadhi me pasuri të çmendur, shesin një pjesë të apartamenteve të blera me pasuri kriminale, plan për arratisje

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi vijojnë të jenë politikanët më të pasur në Shqipëri.

Referuar deklaratës së pasurisë për vitin 2018, dorëzuar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, çifti i bashkëshortëve, Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, vijojnë të ruajnë një pasuri marramendëse.

Por, ajo që bie në sy kohët e fundit është lëvizja e Metës dhe Kryemadhit për të shitur një pjesë të apartamenteve të tyre, që tregon se ata janë të tmerruar nga Reforma në Drejtësi dhe po pastrojnë pasuritë e krimit.

Gjatë vitit 2018, Kryemadhi ka shitur edhe dy apartamente me sipërfaqe 76.99 m2 me vlerë 42 284 euro dhe sipërfaqe 133,7 m2 me vlerë 64 103 euro.

Ndërkaq, gjatë vitit 2017, Kryemadhi ka shitur dy apartamente të tjera, konkretisht apartament me sipërfaqe 101 m2 në vlerën 55 550 euro dhe apartament me sipërfaqe 166.2 m2 në vlerën 58 806 euro.

Gjatë vitit 2016, Kryemadhi ka shitur katër apartamente, konkretisht me sipërfaqe 200 m2 në vlerën 345 000 euro, 104.74 m2 në vlerën 60 958 euro, 166.2 m2 në vlerën 85 088 euro dhe 108.5 m2 në vlerën 57 885 euro. Pra, gjatë tre viteve, Kryemadhi ka shitur 8 apartamente me vlerë 769 638 euro.

Këto të dhëna, që janë vetëm një pjesë e asaj ç’kanë deklaruar dy politikanët më të korruptuar në Ballkan, Meta e Kryemadhi, tregon qartë se ata kanë zaptuar gjithë vendin dhe bëjnë pazare në kurriz të shqiptarëve.

Tashmë, që po iu troket fundi, pasi SPAK mund të ngrihet shumë shpejt, Meta dhe Kryemadhi po shesin apartamentet e blera me pasuri kriminale, në mënyrë që të jenë gati për t’ia mbathur, kur t’iu trokasë çekiçi i drejtësisë.

Gjithashtu, kujtojmë që çifti i politikanëve Meta-Kryemadhi kanë nxjerrë dhe fëmijët e tyre jashtë shtetit, kështu që nuk përjashtohet mundësia që ata të arratisen para se SPAK dhe BKH të nisin goditjen.

Pasuria e Metës dhe Kryemadhit për vitin 2018

Ilir Meta shtim i llogarisë, 1 319 680 lekë.

Llogari dyemërore, shtuar me 28 4009 lekë.

Paga si President, 2 550 183 lekë.

Dieta jashtë vendit, 6 480 lekë dhe 2 340 USD.

Të ardhura si kryetar KLD, 85 000 lekë.

Honorare nga mbledhjet e KLD, 42 500 lekë.

Overdraft, 133 845 lekë.

Monika Kryemadhi, shitje apartamenti 76.88 m2, 42 284 euro.

Shitje apartamenti 133,7 m2, 64 103 euro.

Llogari bankare 787 171 lekë.

Pagesë si rrjedhojë e kontratës…, likuidim kësti i dytë, 145 mijë euro.

Llogari bankare e shtuar në euro, 57 665 euro.

Të ardhura si deputete, 2 238 923 lekë.

Overdraft 761 lekë.

Overdraft 2 243 127 lekë.

Vajza Bora, llogari dyemërore, 11 940 GBP

Debi në kartën visa, 158 357 lekë.

Llogari dyemërore, 11 940 GBP 8 056 lekë.

Shlyerje overdraft, 210 208 lekë.

Djali Besari, pakësuar llogaria 28 409 lekë.

Overdraft, 306 001 lekë.

Kryesore Ilir Meta Monika Kryemadhi Pasuria