Aktualitet16 Korrik 2019, 22:39

Meta në alarm pas zgjedhjes së 15 prokurorëve specialë të SPAK, thërret Bashën për skenarin e 13 tetorit

Shkruar nga Pamfleti
Meta në alarm pas zgjedhjes së 15 prokurorëve specialë

Meta në alarm pas zgjedhjes së 15 prokurorëve specialë të SPAK, thërret Bashën për skenarin e 13 tetorit

Nga frika e ngritjes së SPAK dhe përballja me drejtësinë e re, tashmë që dhe shkarkimi i tij si President është vetëm çështje kohe, ka vendosur që të tërheqë dhe Bashën në marrëzinë e tij. Ndonëse kreu i PD nën presionin e Berishës e Metës dogji mandatet e opozitës dhe doli jashtë sistemit, si dhe u pozicionua kundër ndërkombëtarëve, “këshillat” e SHBA e BE kanë nisur të japin efektet e duhurat. Basha u tregua kujdesshëm, përshëndeti Presidentin por deklaroi se nuk merr pjesë në zgjedhje me Ramën kryeministër, duke bërë “nul” 13 tetorin. Kreu i PD me sa duket ka vendosur ta lërë vetëm Metën e të merret me hallet e veta, për të rikuperuar marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe për të qënë një pretendent serioz për kryeministër

Ndonëse dërgoi një video shumë shpjeguese për të argumentuar faktin se ka qënë Rama ai që ka vonuar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese përmes bllokimit të KED, për hir të së vërtetës është vepër e të dyve bashkë, mendjen e ka pasur tek ngritja e SPAK, i cili i ka futur tmerrin.

Për këtë arësye, pikërisht në ditën kur do të publikoheshin dhe emrat e 15 prokurorët specialë të përzgjedhur për të qënë pjesë e SPAK, Ilir Meta ka thirrur ne urgjencë në Presidencë, kreun e PD Lulzim Basha.

Sipas informacioneve zyrtare tema e bisedës ka qënë në lidhje me zgjedhjet për pushtetin vendor të 13 tetorit të dekretuar nga Meta, i cili ka “mbivendosur” në këtë datë zgjedhjesh dhe ato të parakohëshme parlamentare si dhe kreun e ri të shtetit, direkt nga populli.

Meta ka diskutuar me Bashën në lidhje me modalitetet e tre palë zgjedhjeve të menduara prej tij për t’u zhvilluar brenda një dekreti, duke kërkuar nga kreu i PD mbështetjen bashkë me LSI e dakordësuar tashmë, që t’i bëjnë prioritare në aksionin opozitar.

Pavarësisht se mazhoranca e kryesuar nga kryeministri Edi Rama i  quan të përfunduara zgjedhjet vendore më 30 qershor dhe ka marrë në “dorëzim” të 61 bashkitë në Shqipëri, si dhe ka bërë “nul” dekretin e Presidentit për zgjedhje vendore më 13 tetor, Meta vijon në në tijën.

Ndonëse mazhoranca dhe partnerët ndërkombëtarë janë kundër 13 tetorit, aq më tepër që as që mendojnë të flasin për zgjedhje të parakohëshme, si dhe për ndërhyrje në Kushtetutë për President nga populli, opozita për më tepër s’ka kokërr deputeti në Kuvend, kreu i shtetit në këtë këmbëngulje tregon qartë se gjithë hallin e ka në vend tjetër.

Nga frika e ngritjes së SPAK dhe përballja me drejtësinë e re, tashmë që dhe shkarkimi i tij si President është vetëm çështje kohe, ka vendosur që të tërheqë dhe Bashën në marrëzinë e tij.

Ndonëse kreu i PD nën presionin e Berishës dhe të Metës dogji mandatet e opozitës dhe doli jashtë sistemit, si dhe u pozicionua kundër ndërkombëtarëve, “këshillat” e SHBA dhe BE kanë nisur të japin efektet e duhura këto kohët e fundit.

Basha u tregua shumë i kujdesshëm në daljen publike, teksa sulmoi Kryeministrin si të keqen e këtij vendit dhe përshëndeti lëvizjet e Presidentit, në fund të herës ai i qëndroi betimit se nuk hyn në zgjedhje sa të jetë Rama në krye të qeverisë.

Ndaj dhe lëvizja e fundit e Metës në alarm për të “tërhequr” dhe Bashën në krizën e tij përballë SPAK, kreu i PD ka hallet e veta me paratë e pista ruse të lobimit në SHBA, është në kuadër të përpjekjeve për të krijuar një krizë të re më 13 tetor, si shansin e fundit për të shpëtuar nga përballja me drejtësinë.

Kryesore Meta në alarm pas zgjedhjes së 15 prokurorëve specialë të SPAK thërret Bashën për skenarin e 13 tetorit