Aktualitet21 Gusht 2019, 13:28

Meta nën hetim nga CIA amerikane, po dërgon para përmes Mitrovicës së Veriut, në Rusi. Gati goditja

Shkruar nga Pamfleti
Meta nën hetim nga CIA amerikane, po dërgon para përmes

Meta nën hetim nga CIA amerikane, po dërgon para përmes Mitrovicës së Veriut, në Rusi. Gati goditja

Teksa FBI amerikane po hetonte paratë ruse të cilat Presidenti kishte përdorur për lobim në SHBA, ka rënë në gjurmët e disa fondeve të tjera që përmes transaksioneve të dyshimta janë dërguar në parajsat fiskale dhe në bankat e Rusisë.

Duke qënë se kompetencat e FBI janë të kufizuara për të hetuar vetëm në territorin e SHBA, çështjen e ka marrë në dorë CIA amerikane. Bankat e Rusisë janë jashtë “radarit” të hetimit të organeve ligjzbatuese të SHBA e BE, ndaj Meta pikërisht te këto banka ka transferuar paratë e korrupsionit dhe të krimit, ku dyshimet e forta janë se është shfrytëzuar një filial banke serbe në Mitrovicën e Veriut

Organet ligjzbatuese amerikane i janë vënë pas Ilir Metës, duke e hetuar për të zbardhur të gjitha paratë që ai ka lëvizur cash apo përmes bankave të vendeve jo mike të SHBA-së.

Teksa FBI amerikane po hetonte paratë ruse të cilat ish-kreu i LSI, aktualisht President i Republikës kishte përdorur për lobim në SHBA, ka rënë në gjurmët e parave të tjera që përmes transaksioneve të dyshimta janë dërguar në bankat e Rusisë.

Duke qënë se kompetencat e FBI janë të kufizuara për të hetuar vetëm në territorin e SHBA, të paktën zyrtarisht, burimet diplomatike bëjnë me dije se çështjen e ka marrë në dorë CIA amerikane, e cila ka shtrirë hetimin në të gjitha bankat ku dyshohet se Ilir Meta ka depozituar para.

Këto burime bëjnë me dije se dhe lëvizjet e shpeshta të Metës në Kosovë, Malin e Zi por dhe në Maqedoni, kanë ngjallur dyshime të forta se ka kaluar para cash përmes kufirit shtetëror shqiptar, për t’i depozituar në bankat e këtyre vendeve dhe më tej për t’i transferuar në bankat ruse.

Duke qënë se bankat e Rusisë janë jashtë “radarit” të hetimit të organeve ligjzbatuese të SHBA dhe të vendeve anëtare të BE, Meta pikërisht te këto banka ka transferuar paratë e korrupsionit dhe të krimit, ku dyshimet e forta janë se është shfrytëzuar një filial banke serbe në Mitrovicën e Veriut përpos bankave të tjera serbe.

CIA amerikane është në fazën e përmbylljes së hetimit dhe mësohet se goditja ndaj Ilir Metës do të jepet në momentin më oportun, duke paralajmëruar se përpos akuzave për kalim të paligjshëm parash cash nga kufiri, do ta fusë dhe në listën e financuesve të terrorizmit e krimit shtetëror.

Në këtë mënyrë kjo vjeshtë do të jetë e vështirë për Ilir Metën, i cili është nën “morsetën” e hetimit të organeve ligjzbatuese partnere, por dhe të SPAK, që do të marrë dosjet e tij të rënda për t’i hetuar dhe për ta përballur me gjykatat shqiptare. Kjo shpjegon edhe sjelljen e tij të çuditshme./Pamfleti/

Kryesore Meta nën hetim nga CIA amerikane në Rusi. Gati goditja po dërgon para përmes Mitrovicës së Veriut