Aktualitet13 Qershor 2018, 08:37

Meta u shpall luftë të hapur ndërkombëtarëve, Gjin Gjoni përplaset keq me ministren

Shkruar nga Pamfleti
Meta u shpall luftë të hapur ndërkombëtarëve, Gjin

Këshilli i Lartë i Drejtësisë u ka shpallur dje luftë të hapur ndërkombëtarëve. Ashtu siç pritej, anëtarë e këtij organi kanë refuzuar të shkarkojnë gjyqtarët e akuzuar për afera. Pas amnistimit që u bënë 15 kolegëve të tyre disa javë më parë, dje anëtarët e KLD nuk ka shkarkuar gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit Shkodër, Ahmet Jangulli.

Edhe për të pati një kërkesë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pasi gjyqtari në fjalë është gjetur me shkelje. Por ashtu si herët e tjera dhe dje anëtarët u justifikuan me argumentin se ligji nuk lejon KLD të bëjë shkarkime dhe për këtë arsye shumica votuan në bllok kundër kërkesës së Etilda Gjonajt.

Por kjo vendimmarrje ka shkaktuar përplasje në sallë. Gazeta “Sot” ka mësuar se anëtari Gjin Gjoni është përplasur me ministren Etilda Gjonaj, duke i thënë se kërkesat e saj janë jo në përputhje me ligjin, pasi KLD nuk mund të marrë masa ndaj gjyqtarëve. Por kjo ka sjellë dhe reagimin e ministres, e cila ka deklaruar se qëndrimi i KLD nuk mund të ndryshojë tani.

Të vetmit që votuan pro shkarkimit të gjyqtarit ishin presidenti Ilir Meta dhe ministrja Gjonaj. Me veprimin e djeshëm KLD u shpalli luftë të hapur ndërkombëtarëve. KLD në muajt e fundi ka refuzuar në total shkarkimin e 16 gjyqtarëve, edhe pse janë gjetur me shkelje dhe kanë kryer krime. Kjo vendimmarrje solli pak ditë më parë dhe reagimin e SHBA dhe të BE.

DASH në raportin vjetor të 2017 deklaroi se KLD po mban në detyrë njerëz të korruptuar. Ndërkohë dhe EURALIUS ishte në të njëjtën linjë. Por pavarësisht kritikave të tyre, anëtarët e KLD dje sërish kanë vijuar në linjën e tyre, duke mbrojtur kolegët, teksa vetingu po afron. Në mbledhjen e djeshme KLD po ashtu vendosi për delegimet e gjyqtarëve, ndërsa u fol dhe për analizën e Inspektoratit mbi gjendjen sot në gjyqësor.

Kryesore Gjin Gjoni përplaset keq me ministren Meta u shpall luftë të hapur ndërkombëtarëve