Presidenti deklaroi se postin ai ia lironte vetëm Rexhep Meidanit. Megjithëse Kushtetuta e ligji nuk i japin fare dorë Presidentit të diktojë pasardhësin e tij, Meta gjithçka e bëri në funksion të diversionit brenda socialistëve, të cilët dhe pa këto deklarata janë mjaft të pezmatuar sepse janë jashtë pushtetit, për shkak të uzurpimit nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e Ramës të të gjitha posteve në parti e qeveri. Meta bashkë Luan Ramën, Vasilin dhe gjithë drejtuesit e LSI kanë hiperbolizuar figurën e Meidanit në 75 vjetorin e lindjes, duke i atribuar bërjen e Kushtetutës së vitit 1998, përballimin e luftës së Kosovës, por duke harruar përballimin e grushtit të dështuar të shtetit të Berishës më 14 shtator. Tashmë e kanë mik ish kreun e PD
Ilir Meta përpos goditjes së qeverisë përmes dekreteve të anulimit të 30 qershorit dhe atij për zhvillimin e zgjedhjeve për pushtetin vendor më 13 tetor, po tenton dhe diversionin brenda mazhorancës.
Duke iu përgjigjur ngritjes së komisionit të Hetimit për shkarkimin e tij nga posti nën akuzën se ka shkelur Kushtetutën, Meta kohë më parë deklaroi se kishte shumë opsione, mes të cilave dhe zgjedhjen e Presidentit direkt nga popullit dhe se postin ai ia lironte vetëm Rexhep Meidanit.
Megjithëse Kushtetuta dhe ligji nuk i japin fare dorë Presidentit të diktojë pasardhësin e tij apo që të vendosë se si mund të zgjidhet kreu i shtetit, Meta gjithçka e bëri në funksion të diversionit brenda socialistëve, të cilët dhe pa këto deklarata janë mjaft të pezmatuar, sepse janë jashtë pushtetit, për shkak të uzurpimit nga miqtë dhe bashkëpuntorët e Ramës të të gjitha posteve në parti dhe qeveri.
Presidenti ka vijuar dhe ditën e sotme, në 75 vjetorin e lindjes së ish presidentit Rexhep Meidani, teksa e ka “promovuar” shumë atë, duke i atribuar deri miratimin e Kushtetutës së vitit 1998 dhe përballimin e krizës gjatë luftës së Kosovës.
Si për çudi nuk përmend dhe përballimin e grushtit të dështuar të shtetit të organizuar nga Sali Berisha më 14 shtator 1998, por tashmë ish kreu i PD është miku dhe aleati më i mirë i Metës.
“Ështe kënaqësi t’i uroja sot 75-vjetorin e lindjes Prof. Rexhep Meidanit, ish-President i Republikës në vitet 1997-2002, një personalitet i jashtëzakonshëm, jo vetëm i shkencës, por edhe i jetës publike në vend, i cili ka ofruar gjithmonë kontribute pozitive me shumë përgjegjshmëri dhe modesti.
Në veçanti do theksoja sot kontributet e tij si President që vendi të kishte një Kushtetutë demokratike si ajo që votua në Referendum në vitin ‘98, që ndihmoi në demokratizimin e vendit për një dekadë, si dhe angazhimin e tij të veçantë si President gjatë krizës së Kosovës dhe më pas për afirmimin e saj.
Prof. Meidani për mua ka qenë gjithmonë një shembull i respektimit të institucioneve dhe parimeve demokratike, i mbrojtjes së interesit kombëtar dhe publik. Ndaj edhe njëherë po ndaj edhe me ju urimet e mia më të mira për Prof. Meidanin dhe familjen e tij në këtë ditë të gëzueshme”, shkruan Meta në rrjetin social.
Dhe si me komandë dalin dhe e urojnë nënkryetarët e partisë Luan Rama dhe Petrit Vasili dhe gati gjithë krerët e strukturave, forumeve të LSI, duke formatuar një “kor promovues” për ish Presidentin Rexhep Meidani.
Sa më shumë që afrohet shtatori kur dhe komisioni i hetimit parlamentar për shkarkimin nga posti i Presidentit do të japë raportin e tij, aq më shumë Ilir Meta intensifikon përpjekjet për të goditur qeverinë përmes dekreteve, kthimit të ligjeve në Kuvend dhe diversionit brenda PS./Pamfleti/