Bota16 Tetor 2019, 20:06

Mike Pompeo: Synojmë armëpushimin në Siri, jo prishje të marrëdhënieve me Turqinë

Shkruar nga Pamfleti
Mike Pompeo: Synojmë armëpushimin në Siri, jo prishje të

Mike Pompeo: Synojmë armëpushimin në Siri, jo prishje të marrëdhënieve me Turqinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo shpreson se vizita e tij në Turqi do ta çojë Ankaranë drejt një armëpushimi në Siri, por theksoi se Uashingtoni nuk dëshiron të dëmtojë marrëdhëniet me Turqinë.

“Qëllimi ynë nuk është të prishim marrëdhëniet me Turqinë”, deklaroi sot Pompeo për kanalin televiziv amerikan, Fox Business Network, disa orë para nisjes për në Turqi së bashku me zëvendëspresidentin, Mike Pence.

“Ata duhet të ndalojnë, kemi nevojë për armëpushim që të mund ta zgjidhim këtë situatë”, deklaroi ai.

Pompeo theksoi se SHBA-ja ka një marrëdhënie të vështirë me Turqinë, por shpreson për një zgjidhje të duhur pas përfundimit të vizitës./ATSH/

Bota armëpushimi në Siri marrëdhëniet me Turqinë Mike Pompeo sekretari Amerikan i Shtetit