Aktualitet15 Nëntor 2018, 15:47

Miku i ngushtë i Berishës ‘fsheh’ kokën, reagon për herë të parë për Gruevskin, por nuk pranon të vërtetë

Shkruar nga Pamfleti
Miku i ngushtë i Berishës ‘fsheh’ kokën, reagon

Miku i ngushtë i Berishës 'fsheh' kokën, reagon për herë të parë për Gruevskin, por nuk pranon të vërtetën

Qeveria hungareze ka reaguar për herë të parë për strehimin e ish-kryeministrit Nikola Gruevski, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion. Miku i ngushtë i Sali Berishës, Viktor Orban, refuzon të ketë ndihmuar ish-kryeministrin e arratisur të Maqedonisë për t’u larguar  nga atdheu.

Gergely Gulyas, shefi i shtabit të kryeministrit Viktor Orban, tha të enjten se Nikola Gruevski, i cili u largua nga Maqedonia për të shmangur një dënim dyvjeçar për korrupsion, deklaroi synimin e tij për të paraqitur azil në një zyrë diplomatike hungareze të paidentifikuar jashtë Maqedonisë.

Maqedonia i ka bërë thirrje Hungarisë të ekstradojë Gruevskin, i cili ishte kryeministër nga 2006-2016. Gulyas thotë se autoritetet “nuk kishin të bënin aspak” me largimin e Gruevskit nga Maqedonia. Ai gjithashtu garantoi se Gruevski nuk mund të largohet nga Hungaria.

Gulyas thotë se për arsye sigurie, Gruevski u pyet në Budapest rreth kërkesës së tij për azil në vend të një zone tranziti kufitare ku shumica e azilkërkuesve presin që kërkesat e tyre të vlerësohen.

Aktualitet Nikola Gruevski Sali Berisha Viktor Orban