Sport 4 Prill 2018, 18:31

Milan-Inter/ Përfundon gjithcka në barazpeshë

Shkruar nga Pamfleti
Milan-Inter/ Përfundon gjithcka në barazpeshë

Milan-Inter/ përfundon gjithcka në barazpeshë

Mbyllet në barazim pa gola derbi i Milanos mes Milan dhe Inter. Zikaltërit mbrojnë vendin e katërt me tetë pikë më shumë se kuqezinjtë në garën për të qenë në Champions League sezonin e ardhshëm, kur mbeten edhe 8 ndeshje nga fundi i kampionatit.

Në minutën e 37-të të pjesës së parë Mauro Icardi arriti të kalojë Inter në avantazh, por festa e zikaltërve u ndal nga VAR. Pamjet filmike treguan se kapiteni i Inter ishte në pozicion jashtë loje dhe goli u anulua.

Në fillimin e pjesës së dytë, Icardi, që kishte shënuar tra gola në derbin e fazës së parë, humbi një rast të pabesueshëm duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit, pavarësisht se ishte i vetëm me portën e boshatisur, pesë metra larg portës.

Përgjigja e Milan erdhi me një tjetër gol të anuluar, këtë herë të firmosur nga Cutrone me roveshatë, por edhe qendërsulmuesi i Milan ishte në pozicion jashtë loje.

Me kalimin e minutave ekipet menduan më shumë për të mos humbur sesa për të fituar, kësisoj në “San Siro” u mbyll 0-0, pasi Icardi humbi një tjetër rast flagrant.

Ky ishte derbi numër 168 për Serie A, ku Inter kryeson 62-51 me fitore.

Në ndeshjet e tjera të luajtur në pasdite e Serie A fituan ekipet vendase. Torino arriti fitoren e dytë radhazi me katër gola të shënuar 4-1, duke mposhtur Crotone, me tre gola të “firmosur” nga Andrea Belotti. Benevento mposhti Verona, ndërsa Chievo-Sassuolo u mbyll 1-1, kur miqtë ishin me 9 lojtarë në fushën e lojës, pas dy kartonëve të kuq.

Sport Milan-Inter/ përfundon gjithcka në barazpeshë