Sport20 Korrik 2019, 22:47

Milani bën BOOM, akord me sulmuesin e njohur

Shkruar nga Pamfleti
Milani bën BOOM, akord me sulmuesin e njohur

Sulmi i Milanit pritet të pësojë një revolucion dhe një afrim i madh është shumë pranë. Së fundmi njoftohet se Anhel Korrea me shumë mundësi do të jetë ylli i ri në “San Siro”. Sipas “TYC”, 24-vjeçari ka arritur marrëveshje mbi termat financiare me Milanin, duke pranuar të veshë fanellën kuqezi.

Me blerjet e shumta në Madrid, Korrea nuk e ka aspak të sigurt vendin në formacion. Edhe sezonin e kaluar nuk ishte një zgjedhje stabël e Simeones. Atletiko e ka pasuruar sulmin dhe mesfushën me shumë cilësi dhe ikja e Korreas duket në horizont.

Së fundmi ata kanë blerë 10% të kartonit të tij, që i takonte San Lorenzos. Sinjal ky që tregon se shitja është një opsion real. Milani do të hyjë në negociata me klubin spanjoll. Bardhekuqtë kërkojnë 50 milionë euro për të, ndërkohë që Milani jep më pak. Negociatat do zgjasin, por Korrea me shumë mundësi do zbarkojë në “San Siro”.

Sport Atletico Madrid Milan