Sport16 Nëntor 2018, 16:50

Milani dhe Juventusi në luftë për të “djegurin” e Klopp-it

Shkruar nga Pamfleti
Milani dhe Juventusi në luftë për të “djegurin”

Milan dhe Juventus raportohet të jenë duke ndjekur me vëmendje mesfushorin e Liverpool Fabinho, i cili e ka pasur të vështirë të ambientohet me futbollin anglez.

Sipas Sport Mediaset, Milan është interesuar për Fabinho-n, ndërsa edhe Juve po monitoron situatën e 25-vjeçarit.

Të dy klubet pritet të ndërhyjnë në merkaton e janarit për mesfushorin, me kuqezinjtë që kanë humbur Giacomo Bonaventura dhe Lucas Biglia për shkak dëmtimi.

Ndërsa Zonja e Vjetër do të jetë pa Emre Can për disa muaj të tjerë, edhe ai po rikuperohet nga një problem me tiroidet.

Sport Jurgen Klopp Juventus Milan