Milani “on fire”, Leonardo paketon 3 largimet e radhës

Leonardo ka marrë në dorë frenat e merkatos dhe po bën mirë. Afrime të rëndësishme, ndërsa tani ka ardhur koha e largimeve te skuadra e Milanit. 

Leonardo e Maldini kanë nisur nga puna për të sistemuar disa nga lojtarët që sipas trajnerit Gennaro Gattuso nuk janë pjesë e projektit të tij për të ardhmen.

I pari është ish-kapiteni Ricardo Montolivo, që nuk ka më hapësirat e dikrushme dhe së bashku me Bertulacci dhe Zapata, do të lënë skuadrën gjatë kësaj jave.

Të tre këta lojtarë nuk janë grumbulluar për miqësoren ndaj Real Madrid, ndaj ata do të largohen nga Milani gjatë javës së ardhshme, e fundit e merkatos së verës. 

Loading...

Loading...

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti