Sport 3 Janar 2019, 10:59

Milani s’bind, piketohen dy objektivat e Gattusos

Shkruar nga Pamfleti
Milani s’bind, piketohen dy objektivat e Gattusos

Milani kërkon përforcime me çdo kusht për pjesën e dytë të sezonit dhe pavarësisht nga pengesat e Fair Play financiar, diçka e mirë mund të bëhet, nëse veprohet me shpejtësi dhe gjenden zgjidhjet e duhura.

Në mesfushë synimi madhor është Stefano Sensi i Sassuolos, ndërsa sulm u fol për Gabbiadinin, por 27-vjeçari i Southampton nuk bind, edhe për faktin se këtë sezon ka luajtur pak dhe ka shënuar shumë pak.

Synimi i ri është Yannick Carrasco, 25-vjeçari i kombëtares belge, i cili u bë lojtar i rëndësishëm tek Atletico Madrid dhe tani është në Kinë, të Dalian Yifang.

Sport Genaro Gattuso Milan