Milani “skarcon” një të ri dhe një legjendë, përzgjidhet kapiteni i ri!

Milani është duke punuar për merkaton në dalje dhe takimet e fundit kanë shërbyer sidomos në këtë aspekt. I pari që largohet është mbrojtësi i krahut të majtë, Luka Antoneli, i transferuar nga Xhenoa katër sezone më parë. Ky i fundit do të firmosë me Empolin e Veselit. 



Ish-kapiteni Montolivo ka lënë stërvitjen e sotme dhe nuk ka marrë pjesë, pasi tashmë është vendosur që nuk është më pjesë e zgjedhjeve të trajnerit Gatuzo. Montolivo pritet të prishë kontratën dhe të firmosë në Itali, me ndonjë klub tjetër, duke ulur pretendimet e rrogës.

“Sky” tregon kapitenin e ri. Prestigjozja shkruan se në sfidën e nesërme ndaj Real Madridit, në “Bernabeu”, kapiteni do të jetë Alesio Romanjoli, teksa ishte në balotazh me Xhakomo Bonaventurën.

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.