Të gjithë kemi parë qoftë edhe një herë të vetme në Instagram çiftin Gianluca Vacchi dhe Sharon Fonseca.
Ata janë një ndër çiftet më të dashur dhe me të pëlqyer në rrjetet sociale.
Ditën e djeshme (27 tetor) Gianluca dhe Sharon janë bërë prindër për herë të parë.
Sharon ka sjellë në jetë një vajzë të cilën e kanë quajtur Blu Jerusalem, ndërsa këtë lajm të bukur s’kanë vonuar ta ndajnë me ndjekësit në rrjete sociale.
“Ajo është me ne. Sharon dhe unë jemi të lumtur t’ju njoftojmë se këtë mëngjes lindi vajza jonë Blu Jerusalema Vacchi. Falenderojmë Zotin që ajo është e shëndetshme dhe ne e duam më shumë se jetën tonë!”- ka shkruar Gianluca në postim.