Politike12 Shtator 2019, 13:56

Milot-Balldren/Shpërthen Murrizi: Projekti në duart e dy firmave piramidale, i arrestoni të hënën dhe i lironi të martën

Shkruar nga Pamfleti
Milot-Balldren/Shpërthen Murrizi: Projekti në duart e dy firmave

Milot-Balldren/Shpërthen Murrizi: Projekti në duart e dy firmave piramidale, i arrestoni të hënën dhe i lironi të martën

Deputeti opozitar Myslym murrizi ka deklaruar se nuk do i votojë dy ligjet për rrugën Milot-Balldren. Sipas tij këto protjekte do i jepen dy firmave piramidale, të cilat deklarojnë një fitim të vogël qesharak.

Murrizi u shpreh se kompanitë që kanë borxhe nuk mund të ndërtojnë rrugë. Ai foli edhe për informalitetin ku tha me ironisë: “i arrestoni të hënën, i nxirrni të martën”.

Rruga Milot-Balldren- Kam votuar kundra se është një ofertë e pakërkuar nga askush dhe u jepet dy firmave piramidale, të cilat deklarojnë fitim minimal, qesharak. Ky është turp. Të dyja këto kompani u kanë 10 milionë euro borxh të tretëve. Cila bankë e lajthitur mund të japë 300 mln euro kredi? Kush e merr përsipër këtë? Jam kundra këtij projekti se mbajnë erë të gjitha PPP-të. Kompanitë që kanë borxhe nuk mund të ndërtojnë rrugë. Koncesioni i Rinasit, portit të Durrësit, koncesionit të kompanisë së kontrollit të automjeteve,  Fusha, sh.p.k…janë vjedhje. Keni filluar një farë aksioni informalitetit gjoja, i arrestoni të hënën, i nxirrni të martën”, u shpreh Murrizi.

Në séance e sotme për Reformën Zgjedhore, ku pati debate mes Myslim Murrizit dhe Taulant Ballës, nuk mungoi edhe një deklaratë nga Ditmir Bushati, i cili deklaroi se kemi një sistem pa vlera. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm pasi ndodhet në Vjenë.

Përsa i përket porjektit të dhënë me koncesion privatit, për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren,  për ndërtimin e këtij segmenti rrugor prej vetëm 17.2 km duhen gati 260 milionë euro.

Kjo do të thotë se taksapaguesit shqiptarë do paguajnë shifrën e çmendur prej 15 milionë euro për çdo kilometër të rrugës, e cila shtrihet në një terren fushor dhe ndjek gjurmën e rrugës ekzistuese

Politike i arrestoni të hënën dhe i lironi të martën Milot-Balldren/Shpërthen Murrizi: Projekti në duart e dy firmave piramidale