Minatorët marrin fajin edhe në varr, pse nuk ndiqen penalisht pronarët e galerive Edmond Isaku dhe Agim Cevani?

Tragjeditë e paralajmëruara po vijojnë pa ndërprerje dhe jeta e minatorëve edhe pse çdo ditë në rrezik askush nuk  nuk mendon më për ta. Pronarët e minierave ku ndodhin këto aksidente janë të lidhur ngushtë me deputete të PS, PD E LSI, të cilët u sigurojnë imunitet.

Dy ditë më parë një 37-vjeçar humbi jetën tragjikisht në galeritë e Bulqizës, pak ditë më parë një tjetër u vra aksidentalisht në ato të Klosit, 6 minatorë janë vrarë në 6 muajt e fundit.

Minierën e Cerujës Mat e drejton Edmond Isaku, ndërsa në  Bulqizë galeria 41 drejtohet nga Agim Cevani. Ndërkohë Edmond Isaku e ndan “llokmën” e fitimeve me LSI-në.

Asnjëri nga  drejtues nuk është ndjekur penalisht për jetët e ikura në galeritë e tyre.

Krahas kushteve të vështira, minatorët marrin fajin edhe në varr.