Politike21 Qershor 2018, 14:40

Ministri Bushati falenderon kancelaren Merkel për ”PO” e negociatave

Shkruar nga Pamfleti
Ministri Bushati falenderon kancelaren Merkel për ”PO” e

Ministri Bushati falenderon kancelaren Merkel për ''PO'' e negociatave

Më datë 28 qershor Shqipëria pret rekomandimin e Këshillit të Europës. Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Jashtëm i Shqopërisë, Ditmir Bushati ka falenderuar kancelaren Merkel ku kjo e fundit është shprehur për hapjen e negociatave. 

“Aktrimi grotesk i opozitës sot në Kuvend është një perpjekje e pafat, por e përsëritur për të bërë të zezën të bardhë”, shkruan më tej Bushati në profilin e tij në Facebook.

Statusi i plotë i Ditmir Bushatit në Faceook:

“Falenderojmë me mirënjohje kancelaren dhe qeverinë gjermane për konfirmimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë?

Qartësia pro-zgjerimit, maturia dhe qëndrimi i ndershëm i partnerit tonë janë të mirëpritur e orientues përgjatë këtij rrugëtimi sfidues që bazohet te logjika e kushtëzimit demokratik dhe e ndjekjes së vazhdueshme të progresit në reforma.

Aktrimi grotesk i opozitës sot në Kuvend është një perpjekje e pafat, por e përsëritur për të bërë të zezën të bardhë!”

Politike Angela Merkel ditmir Bushati kancelarja gjermane ministri i Jashtëm i Shqipërisë