Aktualitet12 Qershor 2019, 20:57

Ministri i Jashtëm i Holandës me qëndrim kategorik: Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet, lufta kundër krimit pa rezultat

Shkruar nga Pamfleti
Ministri i Jashtëm i Holandës me qëndrim kategorik:

Ministri i Jashtëm holandez thotë se rekomandimi i Komisionit Evropian ishte i parakohshëm për Shqipërinë, duke nënvizuar se vendi nuk ka plotësuar kriteret në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

“Rekomandimi i Komisionit Evropian ishte i parakohshëm. Shqipëria nuk ka plotësuar kriteret për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thotë Stef Blok.

Sipas qeverisë holandeze, Shqipëria nuk ka arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke nënvizuar se në bazë të progres-raportit, mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura. /Panorama

Aktualitet