Bota 7 Nëntor 2018, 14:26

Ministri i Jashtëm i Serbisë: Taksa doganore e Kosovës, mesazh për BE-në

Shkruar nga Pamfleti
Ministri i Jashtëm i Serbisë: Taksa doganore e Kosovës, mesazh

Ministri i Jashtëm i Serbisë: Taksa doganore e Kosovës, mesazh për BE-në

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të mërkurën se taksa doganore që Kosova u ka vënë mallrave nga Serbia dhe Bosnja, është mesazh i Prishtinës për Bashkimin Evropian që t’iu miratojë qytetarëve kosovarë liberalizimin e vizave.

“Nuk kemi çfarë të ndërmarrim. Kjo është mënyra se si funksionon Prishtina”, tha Daçiq për gazetarët në Beograd.

Sipas tij, vendimi i Prishtinës është në kundërshtim me CEFTA-n – Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë midis vendeve të Evropës Qendrore – dhe në kundërshtim me idenë për një hapësirë të përbashkët ekonomike në Ballkanin Perëndimor, të proklamuar nga komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

Daçiq tha se Serbia nuk ka asgjë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, sepse, siç u shpreh, bëhet fjalë për “qytetarë të Serbisë”.

Të martën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës doganore mbi mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kjo masë nënkupton taksën prej 10% në të gjitha importet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja./REL

Rajoni Ivica Daçiç ministri i Jashtëm i Serbisë