Anti-Mafia 4 Shtator 2018, 14:46

Ministri Klosi, ultimatum Oligarkut Bashkim Ulaj: Rehabilito 913 hektarë pyje, që i ke lënë gërmadhë me gurore, dëmi 43 m

Shkruar nga Pamfleti

Ministri Klosi, ultimatum Oligarkut Bashkim Ulaj: Rehabilito 913 hektarë pyje, që i ke lënë gërmadhë me gurore, dëmi 43 milionë euro

Në 20 vite, ministrat mjedisorë të Nanos, Majkos, Berishës e Metës, kanë bllokuar Agjencinë Kombëtare të Mjedisit të zbatonte detyrën, duke e lejuar bos-ortakun e tyre Ulaj, të pasuohej me gurore e t’i linte gërmadhë zonat. Po Rama, a do ta lejoj zbatimin e ligjit, për ta detyruar oligarakun e tij Ulaj, të rilind zonat e shkatërruara?

Pas 228 hektarë grurore të Ilir Metës në malet e Skraparit, të cilat u bllokuan me urdhër të Edi Ramës, ministri Blendi Klosi ka vijuar aksionin shtetëror, në mbrojtje e “rilindje” të mjedisit, duke iu vërsulur oligarkut Bashkim Ulaj, mafiozit të kullave të Tiranës e Durrësit, bosit të koncesioneve të rrugëve, lëndës drusore, çimentos, telekomunikacionit, resorteve turistike në male e bregdet, HEC-ve, hoteleve, pyjeve, mineraleve, agjencive turistike e transportit ndërkombëtar mallra-udhëtarë.

Ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi, ka nisur punët e sezonit të shtatorit, me urdhërin dërguar oligarkut të qeverive PD-PS-LSI, me kërkesën ligjore, për të rehabiltuar brenda periudhës Tetor 2018-Maj 2019, të gjitha sipërfaqet e maleve, zonave pyjore, kullosore, tokave bujqësore e shkurre, të cilat i ka përdorur si gurore për inerte rrugësh, rërë e beton kullash, gëlqere e prodhim çimentoje, por dhe për tregti ndaj kompanisë “TAP” në zonat Vithkuq-Korcë e Potom-Skrapar.

Udhëri i lëshuar sot, datë 4 shtator 2018 e që, do t’i përcillet oligarkut Ulaj brenda 24 orëve, i referohet Ligjit Nr.10304, datë 15.07.2010 “Për sektorin minerar në Shqipëri” dhe Ligjit  Nr.10448, datë 14.07.2011 “Për lejet e mjedisit”, sipas të cilit, çdo subjekt që shfrytëzon sipërfaqe natyrale për gurore, brenda vitit të gërmimeve (shkatërrimeve), duhet të kryej rehabilitimin e terrenit të shfrytëzuar, në rast të kundërt, i hiqet licenca e pezullohet aktiviteti.

Sipas dosjes zyrtare, të firmosura nga ministrat e mjedisit të 20 viteve të fundit, rezulton se Bashkim Ulaj (“GENER-2”), ka shfrytëzuar 913 hektarë male, kodra, pyje, shkurre e toka bujqësore, për lëndë të para ndërtimi e prodhimi, por nuk ka rehabiltuar asnjë m2.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Këtë urdhër-ultimatum, ministri Klosi e ka mbështetur dhe në Urdhërin Nr. 67, datë 01.03.2018 “Për planet punime-rehabilitime në gurore”, të firmosur prej tij dhe ministrit Gjiknuri, në Nenin 8 të të cilit, përcaktohet: “Firmat që shfrytëzojnë guroret, brenda vitit të parë të shfrytëzimit, duhet të rehabilitojnë 100% sipërfaqet, me projekt të miratuar e mbikëqyrur nga Agjencia Kombëtare e Mbjedisit.

Sipas evidentimit që ka bërë Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në bashkveprim me Drejtorinë e Pyjeve, rezulton se dëmi mjedisor-pasuror, që ka shkaktuar e ka lënë gërmadhë “pagatori” Bashkim Ulaj i kryeministrave të ço partie,  është 43 milionë euro.

Kjo shpërfillje e ligjit prej firmës “GENER-2”, ka pasur si “fuqi”, faktin që në 20 vitet e aktivitetit shkatërrues të Bashkim Ulajt mbi 913 hektarë sipërfaqe për gurore, ministrat e mjedisor të Nanos, Majkos, Berishës e Metës-kryeministër në vitet 1999-2002 dhe 4 vite në qeverinë “Rama-1”, kanë bllokuar Agjencinë Kombëtare të Mjedisit të zbatonte detyrën, duke lejuar bos-ortakun e tyre Ulaj, të “prodhonte” miliarda lekë nga guroret e t’i linte ato gërmadhë, pa pastruar as mbetjet e makinerive dhe kominoshet e skllevëve.

Tani pas 20 vjetësh masakër, Bashkim Ulajt po i kërkohet zbatimi i ligjit, por a do ta lejoj kryeministri Rama, ministrin Klosi, që oligarkun e ngjyrosur “mavi”, ta detyroj për të “rilindur” zonat e shkatërruara me grurore?/Pamfleti

 

Bashkangjitur dokumenti që i akordon Bashkim Ulajt (GENER 2) lejen mjedisore.

Ulaj-leje-mjedisore-Korce

 

 

 

Anti-Mafia dëmi 43 milionë euro Ministri Klosi që i ke lënë gërmadhë me gurore ultimatum Oligarkut Bashkim Ulaj: Rehabilito 913 hektarë pyje