Kosova10 Nëntor 2022, 13:21

Ministri serb i Mbrojtjes: Me Kosovën duhet të dialogojmë, atje është KFOR-i

Shkruar nga Pamfleti
Ministri serb i Mbrojtjes: Me Kosovën duhet të dialogojmë, atje

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, e ka pranuar se Serbia duhet të dialogojë me Kosovën, por sipas tij, kjo duhet të ndodhë pasi aty gjendet misioni ndërkombëtar paqeruajtës KFOR-i.

Në një intervistë për mediumin serb “Vecernje Novosti”, Vuçeviç tha se Serbia nuk dëshiron luftëra, megjithatë shtoi se ushtria serbe është e aftë dhe e trajnuar dhe se është e gatshme për çdo detyrë.

“Ne nuk duam luftëra, nuk duam që asnjë nga fëmijët apo oficerët tanë të vuajë. Ne nuk duam të vuajnë as kombet e tjera, por thirrjet tona për bisedime e për dialog nuk do të thotë se jemi të dobët apo të papërgatitur. Thjesht mendojmë se është më mirë të dialogojmë dhe të bisedojmë, të ulemi në tavolinë në vend që të qëndrojmë në llogore”, tha ai.

Ai më tej konsideroi se Serbia është e moderuar në deklaratat e saj.

Ministri serb shtoi se janë të vetëdijshëm se KFOR-i është i vendosur në Kosovë prandaj konsideron se është më mirë që të dialogojnë me Kosovën.

“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se ka forca të KFOR-it, në thelb të NATO-s, në Kosovë dhe Metohi, nuk po flasim vetëm për njësitë speciale të policisë dhe forcat e sigurisë së Kosovës, të cilat tani de facto po i shndërrojnë në ushtri, në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe marrëveshjes së Kumanovës, të Brukselit dhe të Washingtonit, por kujt i intereson, ata kanë agjendën e tyre dhe pavarësisht gjithçkaje që është rënë dakord, ata po e shtyjnë rrëfimin e tyre”, tha Vuçeviç.

Prishtine KFOR Kosova Millosh Vuçeviq Serbia veriu i Kosovës

Kosova