Aktualitet13 Prill 2019, 13:59

Ministria e Brendshme shpall nivelin e 1 të gadishmërisë, nga shtyllat me graso deri tek izolimi i Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti
Ministria e Brendshme shpall nivelin e 1 të gadishmërisë, nga

Ministria e Brendshme shpall nivelin e 1 të gadishmërisë, nga shtyllat me graso deri tek izolimi i Kryeministrisë

Pak orë para protestës, është shpallur gjendja e gatishmërisë.  Një burim nga Ministria e Brendshme bëri të ditur se është urdhëruar gjendja e gatishmërisë edhe në repartin e Zjarrfikëseve, ndërkohë në gatishmëri numër 1 do të jetë sot edhe Garda dhe Policia e Shtetit.

Përsa i përket protestës, kësaj here është lajmëruar për një tubim madhështor, ndryshe nga herët e tjera.  Ndërkohë policia është në gadishmëri. Rreth 1300 forca police janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ku pjesa me e madhe do vendosen para Kryeministrisë, një pjesë tjetër në anën e Piramidës, ndërsa do bllokohet çdo lëvizje në rrugën Ismail Qemali.

Shtyllat janë lyer me graso për të pamundësur që protestuesit të ngjiten dhe të dëmtojnë kamerat e sigurisë, ndërhyrje është bërë edhe në ndriçim.

Instalacioni  në hyrje të Kryeministrisë vijon të jetë i izoluar, ndërsa rrjeta teli janë vendosur dhe përqark Kryeministrisë, lulishteve ngjitur, por dhe piramidës.

Në qendër të vëmendjes së policië ka qenë edhe godina e Kuvendit, ku ndryshe nga protesta e fundit janë marrë masa shtesë për mbrojtjen e saj.

Gjithashtu, mbështetës të opozitës janë nisur me autobusë, furgonë dhe mjete personale për të mbështetur protestës e sotme.

Një autobus nga Saranda dhe një nga Konispoli janë nisur drejt kryeqytetit.  Nderkohe gazetarët informojnë se autobusë me mbështetës janë nisur edhe nga Korça, Gjirokastra dhe Berati.

Aktualitet