Kosova 7 Dhjetor 2022, 08:47

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës është deklaruar në lidhje me rastin ku një shqiptar i Kosovës dyshohet ka vdekur në një nga burgjet e Serbisë.

MPJD-ja ende nuk ka arritur të marrë ndonjë informatë që mund ta konfirmojnë rastin.

Nga ky dikaster thonë se as mediat serbe nuk kanë raportuar lidhur me rastin.

“Me të marrë njoftimin për rastin e Artan Zymberajt, të premten në mëngjes, më 2 dhjetor 2022, Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd ka kontaktuar me autoritetet serbe, respektivisht me Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, për ta konfirmuar rastin. Nga Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë na është komunikuar se janë duke u përpjekur të marrin të dhënat e nevojshme nga autoritetet tjera serbe, por deri tani nuk na kanë ofruar ndonjë informatë me të cilën e konfirmojnë rastin. Po ashtu, mediat serbe nuk kanë raportuar për vdekjen e z. Artan Zymberaj”, thuhet në përgjigjen e tyre për Pamfletin.

Tutje është bërë e ditur se Misioni i Posaçëm i Republikës së Kosovës në Beograd dhe ambasada e  Republikës së Kosovës në Norvegji janë në kontakt dhe në dispozicion të familjes Zymberaj.

Së fundmi është raportuar se më 26 nëntor ka ndodhur një rast ku e kishte humbur jetën Artan Zymberaj nga Peja me nënshtetësi norvegjeze.

Vdekjen e shtetasit të tyre e ka konfirmua edhe Ministria e Jashtme norvegjeze por pa treguar nëse ky është nga Kosova.

Artan Zymberi vdiq 6 ditë më parë në burgun e Serbisë. Në trupin e tij janë zbuluar dy tatuazhe: një e Adem Jasharit dhe tjetra emblema e UÇK-së, duke shtuar dyshime nga familjarët e tij se është vrarë pikërisht për ‘gdhendjen’ e këtyre simboleve në trup.

Vdes në burgun serb shqiptari me shtetësi norvegjeze, xhaxhai i të ndjerit: Kishte tatuazhe me emblemën e UÇK-së

Prishtine Artan Zymberaj ministria e Jashtme e Kosovës