Anti-Mafia 9 Korrik 2019, 18:11

Miqtë e Ramës uzurpojnë shtetin, trajtojnë si zhele ‘ikonat’ e PS. Vëllai i Tinës tallet me Bashkim Finon

Shkruar nga Pamfleti
Miqtë e Ramës uzurpojnë shtetin, trajtojnë si zhele

Miqtë e Ramës uzurpojnë shtetin, trajtojnë si zhele ‘ikonat’ e PS. Vëllai i Tinës tallet me Finon

Mënyra e sjelljes së njerëzve të Ramës është shumë harbute, pasi duke pasur garancinë e plotë të tij për të bërë çfarë të duan, arrijnë deri atje sa i trajtojnë si “hyzmeqarë” figurat kryesore të PS, duke u tallur madje dhe me ta. Socialistët janë lënë jashtë pushtetit, por tashmë do të duhet të durojnë dhe arrogancën dhe ironinë e “zarave” të Ramës. Bashkim Fino i kërkoi Artur Metanit informacione mbi çështjen e për mënyrën se si u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg, nga ku shteti shqiptar u detyrua që për shembjen e një pallati pa leje të vjehrrit të Bashës të paguante dëmshpërblim afër 14 milionë euro. Vëllai i Eglantinës iu përgjigj me ironi, duke e fyer, çka acaroi deputetin dhe ish kryeministrin socialist

Edi Rama ka mbushur tërë kupolën e shtetit me miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, duke bërë që socialistët 24 karat të jenë jashtë loje.

Kjo nuk është një gjë e re, pasi “Pamfleti.net” ka bërë publike me shifra dhe fakte tërë zinxhirin komandues të miqve dhe bashkëpunëtorëve të Ramës në PS dhe në qeverisjes, në të gjitha hallkat e saj.

E reja në këtë mes është mënyra e sjelljes së njerëzve të Ramës, të cilët duke pasur garancinë e plotë të tij për të bërë çfarë të duan, arrijnë deri atje sa i trajtojnë si “hyzmeqarë” figurat kryesore të PS, duke u tallur madje dhe me ta.

Mirë që socialistët janë lënë jashtë pushtetit, por tashmë do të duhet të durojnë dhe arrogancën dhe ironinë e “zarave” të Ramës, madje dhe në publik dhe institucionet më të larta të shtetit, sikurse është Kuvendit i Shqipërisë.

Rasti më konkret ka qënë ditën e sotme, teksa në mbledhjen Komisionit e Ligjeve, Bashkim Fino, ish kryeministër, njëherësh anëtar kryesie dhe deputet, iu drejtua Avokatit të Shtetit Artur Metani me një pyetje që kishte të bënte me vendimin e Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të Lulzim Bashës në Vlorë.

Fino kërkoi informacione mbi çështjen dhe për mënyrën se si u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg, nga ku shteti shqiptar para dy viteve u detyrua që për shembjen e një pallati pa leje të vjehrrit të Lulzim Bashës të paguante dëmshpërblim afër 14 milionë euro.

Në përgjigje të tij, Metani vëllai i ish ministres së Turizmit aktualisht deputete e PS, Eglantina Gjermeni, iu drejtua Finos duke i thënë: “E quajtur zoti deputet”.

Por kjo ka acaruar Bashkim Finon, i cili tha se kishte 22 vite deputet dhe se Avokati i Shtetit iu drejtua deputetëve të rinj në emër dhe me respekt, ndërkohë që atë e quajti “zoti deputet”.

“Për etikë, më quajnë Bashkim Fino, jam deputet i PS-së, kam 22 vite në Parlament dhe shpresoj q siç di emrin e disa deputetëve që riashtaz kanë ardhur të rinj (duke iu referuar Andi Përmetit), dhe të cilët i vlerësove të më vlerësosh dhe mua me këtë etiketë. Vetëm për çështjen që fole, nuk kam dëshirë”, tha Fino.

Debati mes ‘ikonës” së deputetëve socialistë Fino dhe Metanit, vëllai të Tinës ka vijuar me tone aspak normale, teksa kreu i Avokaturës së Shtetit jo vetëm s’ka dhënë përgjigje për interesimin e ligjvënësit socialist për një çështje kaq sensitive, por është tallur dhe me të.

Debati ka vazhduar edhe midis deputetit Bashkim Fino dhe kryetarit të Komisionit Ulsi Manja:

“Ti duhet të mbash qëndrim si kryetar i Komisionit për këtë gjë”, tha Fino. Por kryetari i Komisionit të Ligjeve i është përgjigjur keq Finos; “Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam shoku jot unë”.

Kjo mënyrë komunikimi i miqve dhe dhe rrethit të ngushtë të njerëzve të Ramës është një vijë sjelljeje që ata kanë aplikuar me të gjithë socialistët, pavarësisht kontributit të tyre./Pamfleti

Anti-Mafia Miqtë e Ramës uzurpojnë shtetin trajtojnë si zhele ‘ikonat’ e PS Vëllai i Tinës tallet me Finon