Aktualitet13 Maj 2019, 15:37

Miratohet projekt-vendimi, Amendamenti i KLP merr shumicën e votave

Shkruar nga Pamfleti
Miratohet projekt-vendimi, Amendamenti i KLP merr shumicën e votave

Miratohet projekt-vendimi, Amendamenti i KLP merr shumicën e votave

Është miratuar me shumicë votash projekt-vendimi për Rregulloren “Për pagesën e prokurorëve jashtë orarit zyrtar”, jo më shumë se 200 orë/vit.

Gjithashtu, propozohen kompensim financiar ose ditë pushimi për të gjithë sistemin e prokurorisë eksistuese (Prokuroritë e Shkallës së Parë dhe të Apelit) duke filluar nga 1 Janar 2019.

“Komisioni i Posaçëm i KLP i ngarkuar me vlerësimin dhe përzgjedhjen e kandidateve për SPAK kërkon miratimin e projekt-vendimit një ndryshim ne formën e një amendamenti në Rregulloren “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar””, thuhet në njoftim.

Afati i kërkuar është 3 javor. Ky projekt-ligj u miratua me 10 vota pro dhe 1 kundër (Nurihan Seiti). Po ashtu, u miratua me shumicë votash projekt -akti për angazhimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj në veprimtari jashtë funksionit ( mësimdhënie).

Aktualitet Amendamenti KLP projekt-vendimi