Kosova14 Shtator 2022, 11:05

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Institutin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Në mbledhjen e së mërkurës, ekzekutivi kosovar ka miratuar edhe Projektligjin për Siguri Kibernetike.

Kryeministri Kurti ka thënë me këtë rast se vetëm me respektimin e së kaluarës mund të ketë një të ardhme të ndritur.

“Instituti i krimeve të kryera gjatë luftës do të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Vetëm me respektimin e duhur të së kaluarës mund të kemi një të ardhshme të ndritur”, ka thënë Kurti.

Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se projektligji përcakton kompetencat dhe përgjegjësit e Institutit.

Sa i përket projektligjit për Siguri Kibernetike, Kurti ka thënë se përmes tij themelohet edhe një agjenci.

“Përmes këtij projektligji themelohet Agjencia për Siguri Kibernetike. Kjo agjenci do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve më fushën e sigurisë kibernetike”, ka thënë Kurti.

Në këtë mbledhje janë miratuar edhe Projektligji për Prokurorinë Speciale dhe ai për Prokurorin e shtetit.

Prishtine Albin Kurti Projektligj për sigurinë kibernetike Projektligji për Institutin e Krimeve të Luftës qeveria e Kosovës

Kosova