Anti-Mafia21 Tetor 2019, 11:39

 Misteri / Çfarë fshihet pas aksidentit të Albin Kurtit në Tiranë dhe interesat e errëta të Ramës, Vuçiçit dhe Thaçi

Shkruar nga Pamfleti
 Misteri / Çfarë fshihet pas aksidentit të Albin Kurtit

Misteri / Çfarë fshihet pas aksidentit të Albin Kurtit në Tiranë dhe interesat e errëta të Ramës, Vuçiçit dhe Thaçit

 Misteri / Çfarë fshihet pas aksidentit të Albin Kurtit në Tiranë dhe interesat e errëta të Ramës, Vuçiçit dhe Thaçit

Fitorja e Albin Kurtit ka tronditur mafien politike të Tiranës, Prishtinës dhe Beogradit, nuk përjashtohen skenarët për eleminimin e liderit që po zgjon shqiptarët kundër kastës së vjetër politike që mban peng Shqipërinë dhe Kosovës  

Fitorja e liderit të Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë, Albin Kurti, ka tronditur si asnjëherë më parë mafien e vjetër politike në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd. Albin Kurti simbolizon zgjimin e shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë kundër kastës së vjetër politike që mban peng prej dekadash kombim, përmes kontrollit të ekonomisë, pasurive publike, mediave dhe shitjes së territoreve në këmbim të vijimit të sundimit. Albin Kurti, me fitoren e tij, ka hedhur në erë pazaret e Edi Ramës, Thaçit dhe Vuçiçit për ndarjen e Kosovës, gjoja në emër të paqes në rajon, por që realisht synonin konsolidimin e pozitave  dhe marrjen e një miratimi nga ndërkombëtarët për të vijuar sundimin. Por, më shumë se këdo tjetër, Albin Kurti ka përvëluar Edi Ramën, i cili sillej si sulltan i Kosovës dhe bënte pazare në emër të saj.

Krahas minimit të pozitave të Ramës në raport me Kosovën, Albin Kurti shihet nga banda e Rilindjes si rrezik potencial për frymëzimin e shqiptarëve në Shqipëri, për t’u ngritur dhe për të përmbysur kastën e vjetër politike, e cila tashmë përveç korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit, ka bllokuar edhe integrimin e vendit në BE. Në këto rrethana nuk përjadhtohet një skenar i mafies politike në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd për eleminimin e Albin Kurtit. Sinjali i parë ka ardhur ditën e djeshme, ku makina me të cilën po udhëtonte Albin Kurti në Tiranë, u përfshi në një aksident. Dyshimet shtohen kur makina me të cilën udhëtonte Albin Kurti është përplasur me makinën e strukurave të shtetit, që e shoqëronte. Ndërkohë që Policia e Shtetit nuk ka bërë asnjë sqarim për ngjarjen.

Aksidenti i Albin Kurtit do të mbahej i fshehtë si shumë ngjarje të tjera, nëse nuk do të kishte një deklaratë nga Lëvizja Vetëvendosje. “Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”./Pamfleti

Anti-Mafia Çfarë fshihet pas aksidentit të Albin Kurtit në Tiranë dhe interesat e errëta të Ramës Misteri Vuçiçit dhe Thaçit