Misteri Donald Trump

Misteri Donald Trump

Politikat e Presidentit Trump sfidojnë idetë e politikisht korrektes dhe u japin një zë Amerikës së mesme që nuk i sheh problemet sy më sy me elitat politike. Më e rëndësishmja nga të gjitha, trumpizmi duket se është një reagim ndaj shpresave që ka elektorati amerikan kur ato vendosen mbi banorin e ri e Shtëpisë së Bardhë. Janë për t’u dënuar këto tipare të qasjes dhe sjelljes së Presidentit amerikan?

Shkruan Andreas Andrianopoulos*

Presidenti Trump vazhdon t’i intrigojë analistët politikë dhe ekspertët e politikës së jashtme. Ai realizon një politikë të jashtme nëpërmjet postimeve në Twitter të vendimeve dhe reklamimit të komenteve dhe opinioneve në mënyra të ngjashme. Ai minimizon të gjitha mjetet tradicionale e kryerjes së diplomacisë dhe përplaset kokë më kokë me shumicën e aleatëve të njohur të Shteteve të Bashkuara. Ai nuk i përzgjedh fjalët dhe shpesh flet hapur përballë vëzhguesish dhe dinjitarësh të huaj që ndjehen si të turpëruar. Ai ndjek politika lidhur me ekonominë dhe emigracionin që shpesh shkelin normat tradicionale e politikisht korrektes. Sjellja e Trump i shokon elitat politike të Perëndimit. Në ndjekje të drejtimit të tyre, zyrtarë tradicionalë të Departamentit të Shtetit ndjehen si të shokuar nga kjo sjellje e tij. Zakonisht ata e shprehin përçmimin e tyre nëpërmjet deklaratave publike apo artikujve të botuar. Ata gjenerojnë një atmosferë të përhapur paaftësie rreth mënyrës sesi Amerika i realizon punët e saj të jashtme sot.

Megjithatë, një pikëpyetje e rëndësishme mbetet. A prodhojnë politikat e Presidentit Trump efektet katastrofike që përshkruajnë analistët apo japin rezultatet e synuara?

Sa për fillim, le të shohim nëse media botërore e trajton atë mënyrë të ndershme apo jo. Sipas vlerësimit, nuk e trajtojnë. Për shembull, gjatë vizitës së tij të fundit në Britaninë e Madhe, ai u takua me Mbretëreshëm pas një vonesë 1 orëshe. Media amerikane nuk pushoi. Ata e akuzuan Presidentin se ishte vonuar për takimin e tij me Mbretëreshën Elisabetë. Megjithatë, e vërteta ishte se vetë Elisabeta e kishte shtyrë takimin e paracaktuar dhe Trump me mirësjellje e injoroi incidentin…

Lidhur me betejën e sajuar rreth “ndarjeve familjare” të emigrantëve ilegalë, raportimi është tërësisht jashtë binarëve. Presidenti Trump vendosi që të zbatojë kornizën ekzistuese ligjore që është përcaktuar vite më parë nga qeveria amerikane, ka mundësi gjatë presidencës së Bill Clinton. Këto masa ligjore janë shkelur në mënyrë të përsëritur nga administratat e mëparshme. Sipas kësaj kornize ligjore, ata që shkelin kufijtë e Amerikës arrestohen dhe futen në burg. Nëqoftëse ka fëmijë midis tyre, shteti kujdeset për ta dhe, në vend që t’i dërgojë në burg, i mban të sigurtë në struktura të posaçme. Do të ishte më mirë që fëmijët të futeshin në burg apo, siç bëhej në të kaluarën, ligji të harrohej dhe të gjithë të ishin të lirë në truallin amerikan?

Media amerikane duket se shënjestrën e vendos tek reagimi i Presidentit, ndërkohë që injoron fajësinë e prindërve që orvaten të kalojnë në mënyrë ilegale kufijtë amerikane, ndërkohë që kanë me vete fëmijët e tyre…

Gjithashtu, Presidenti Trump vendosi që të ndalojë hyrjen e grave shtatzëna nga jashtë (veçanërisht nga Meksika dhe Amerika Qendrore) që më pas lindin në Shtetet e Bashkuara, duke përfituar nga shërbime të rëndësishme falas, ndërkohë që të sapolindurve u jepet shtetësia amerikane. Vërtet këto masa janë të gabuara?

Donald Trump gjeti një rrugëdalje nga ngërçi me Korenë e Veriut nëpërmjet vendosjes së linjave të drejtpërdrejta të komunikimit me Phenianin dhe duke e përdorur në mënyrë mjaft efikase Kinën si ndërmjetëse. Megjithatë mediat amerikane, bashkë me establishmentin politik, i minimizuan përpjekjet e tij, ndërkohë që diplomatë në pension vazhduan ta lavdërojnë mënyrën e keqe më të cilën qe menaxhuar kjo çështje nga administrata Obama! Gjithashtu, Trump arriti që t’i “kandisë” francezët dhe gjermanët, midis të tjerëve, që të rrëmojnë nëpër arkat e tyre dhe të financojnë detyrimet që kanë ndaj NATO-s. siç thoshte dikur Milton Friedman: “Nuk ekziston një gjë e tillë si drekë falas”. Padyshim që mbrojtja dhe siguria vijnë me kosto dhe shtetet duhet të paguajnë për to. Nuk mund të mbështeteni kurrë në dikë tjetër që ta mbajë barrën për ju.

Ngjajshëm, në çështjen e eksporteve me Shtetet e Bashkuara, vendimi i Trump për të vendosur tarifa më të larta, megjithatë të zbatuara plot ngurrim, duket se ka sjellë disa rezultate. Europa (sidomos Gjermania) dhe Kina po diskutojnë situatën me Shtetet e Bashkuara – ndërkohë që më parë nuk ka pasur asnjë lloj bisedimi – dhe mund të  ketë një rezultat pozitiv, reciprokisht përfitues.

Për sa u përket marrëdhënieve me Rusinë, Presidenti duket se has kritikat më të ashpra. Bile është akuzuar edhe për tradhëti të lartë. Kjo vetëm pse vendosi të flasë “privatisht” me Vladimir Putin dhe të shprehë një farë respekti për opinionet e honologut të tij, duke i sjellë kështu në një farë mënyre me këmbë në tokë marrëdhëniet amerikano – ruse. Ai vendosi që largohet nga fobitë dhe parafabrikatet e ngulitura thellësisht antiKremlin dhe kjo mund të çojë në mërrëdhënie më të mira midis dy vendeve. Nuk duhet të harrojmë se në këtë front Donald Trump thjesht po u përmbahet premtimeve të tij elektorale. Populli amerikan votoi që të miratohej mundësia e një marrëdhënieje më të sinqertë dhe më të ngushtë me Rusinë. Megjithatë, elitat e Uashingtonit nuk ia miratojnë një gjë të tillë. Trump nuk duhet lejuar të mbajë premtimet e tij elektorale…

Presidenti amerikan shkutron taksa në mënyrë të ndjeshme. Vendimi i tij mund të ndjehet thuajse menjëherë në performancën e ekonomisë amerikane. Papunësia ka rëndë ndjeshëm, rezultatet u rritën dhe produktiviteti nisi të përjetojë ditë më të mira.

Gjithashtu, është interesante të vëresh reagimin e Presidentit Trump kur mëson se ambasadori i tij në Athinë ka pretenduar se Greqia është një “bastion stabiliteti” në rajon, si për koinçidencë tamam në ditën kur qeveria e Athinës vendosi të lëvize vrasës terroristë të dënuar (midis viktimave të tyre, oficerë amerikanë, britanikë dhe turq) nga një burg i sigurisë së lartë në mjedisin e butë e një agroburgu!

Duke folur në përgjithësi, politikat e Presidentit Trump sfidojnë idetë e politikisht korrektes dhe u japin një zë Amerikës së mesme që nuk i sheh problemet sy më sy me elitat politike. Më e rëndësishmja nga të gjitha, trumpizmi duket se është një reagim ndaj shpresave që ka elektorati amerikan kur ato vendosen mbi banorin e ri e Shtëpisë së Bardhë. Janë për t’u dënuar këto tipare të qasjes dhe sjelljes së Presidentit amerikan?/Bota.al

Misteri Donald Trump

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti