Misteri i ekzekutimit në SHBA, asnjë arrestim për vrasjen e shqiptarit (Video)

Misteri i ekzekutimit në SHBA, asnjë arrestim për vrasjen e shqiptarit (Video)
Janë zbardhur pamje nga vendi ku u vra me armë zjarri shqiptari 23-vjeçar Grei Frashëri, ne Brooklyn.
 
Ai është vrarë ditën e premte në Brooklyn.
 
Sipas mediave të huaja thuhet se autori eshte ende i lirë. Gjthashtu ato raportojnë se shqiptarit është tentuar t’i jepet ndihma e parë nga një agjent sekret, i cili e ka gjetur të gjakosur në rrugë. Ai e ka transportuar të riun në spital në gjendje kritike, por përpjekja e mjekëve nuk ka dhënë rezultat për shkak të plagëve të rënda të marra në pjesën e qafës.
 

Ndërsa policia gjeti në vendngjarje disa gëzhoja, autorët e ngjarjes janë larguar me shpejtësi me tre makina, pasi kanë kryer krimin. Ende nuk dihen autorët dhe shkaqet që kanë çuar në kryerjen e vrasjes. Policia nuk ka arrestuar asnjë person për ngjarjen, e deri më tani, nuk ka të dhëna nëse shqiptari ka qenë i përfshirë në ndonjë konflikt të mundshëm.