Bota20 Tetor 2018, 10:16

Miting madhor në Tajvan, mijëra aktivistë në kërkim të referendumit për pavarësi nga Kina

Shkruar nga Pamfleti
Miting madhor në Tajvan, mijëra aktivistë në kërkim

Miting madhor në Tajvan, mijëra aktivistë në kërkim të referendumit për pavarësi nga Kina

Mijëra aktivistë pro pavarësisë së Tajvanit janë mbledhur në një miting madhor që mbahet kundër Pekinit dhe kundër qeverisë.

Protesta vjen teksa Kina rrit gjithnjë e më shumë pretendimet e saj ndaj ishullit të vetëqeverisur demokratik dhe presidenti Tsai Ing-wen po lufton për të qetësuar Pekinin dhe fraksionet që kërkojnë mëvetësi.  Sipas mediave të huaja, kjo ka qënë protesta më madhore e parë ndonjëherë në kërkim të referendumit për pavarësi, që kur Tajvani u bë një demokraci mbi 20 vite më parë.

Demonstruesit u mblodhën jashtë selisë së Partisë së Progresit Demokratik (DPP), duke thirrur slogane të ndryshme dhe duke mbajtur flamuj, ku lexohej “Referendum për pavarësi”. Mes thirrjeve të turmës ishin “Duam referendum” dhe “Kundër aneksimit”.

Kina vijon ta konsiderojë Tajvanin si pjesë të territorit të saj që duhet ribashkuar, pavarësisht se dy vendet drejtohen nga qeveri të ndryshme që prej fundit të luftës civile të vitit 1949.

 Ndërkohë Tajvani e konsideron veten një shtet sovran, me monedhën e saj, sistemet politike dhe të drejtësisë, por nuk ka shpallur kurrë pavarësinë formale nga Kina.

Pekini ka paralajmëruar se do të përdorë forcën, nëse Tajvani përpiqet të ndahet zyrtarisht.

Bota Miting protestojne në kërkim të referendumit për pavarësi nga Kina Tajvan