Bota26 Maj 2019, 22:01

Mitsotakis shpall fitoren në zgjedhjet evropiane dhe hidhet në sulm: Tsipras të dorëhiqet!

Shkruar nga Pamfleti
Mitsotakis shpall fitoren në zgjedhjet evropiane dhe hidhet në sulm:

Vota e grekëve ka nxjerrë fitues për zgjedhjet e Parlamentit Europian, konservatorët e “Demokracisë së Re”, të cilët kryesojnë me gati 9% pas rezultateve të para zyrtare, duke përqëndruar 32.7% të votave.

Udhëheqësi i tyre, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Tsipras dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme kombëtare.

Por, vota e grekëve ka nxjerrë gjithashtu edhe një lajm pozitiv, që është humbja e fuqisë së neonazistëve të “Agimit të Artë”, të cilët nga forcë e tretë politike kanë shkuar në vendin e pestë, me 4.8%, duke humbur gati 40% të mbështetësve të tyre.

Ndërkohë, partia qeveritare “Syriza”, me vetëm 24% të votave, ka humbur 2% nga zgjedhjet e kaluara dhe gati 10% nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2015. Pritet deklarata e kryeministrit Tsipras, ndërkohë që vlen të theksohet se rezultatet e mësipërme nuk janë përfundimtare, por vetëm pas numërimit të 15% të votave.

Rajoni