Aktualitet19 Gusht 2019, 00:59

Mjekët japin alarmin: Kujdes përdorimi i doktor “Google” po iu shkatërron metabolizmin

Shkruar nga Pamfleti
Mjekët japin alarmin: Kujdes përdorimi i doktor “Google”

Mjekët japin alarmin: Kujdes përdorimi i doktor "Google" po iu shkatërron metabolizmin

Ne të gjithë e kemi bërë sikur dhe një herë të vetme, kemi kërkuar për nj sëmundje në google apo për një problem të vogël dhe rezultatet kanë qënë të tmerrshme!  Duke u përpjekur për të diagnostikuar çështjet tona shëndetësore është duke na bërë më shumë dëm sesa mirë thonë studimet e reja.  Sipas “MedicalDirector” më shumë se një e treta e australianëve (38%) janë të bindur se kanë një sëmundje kërcënuese për jetën ose terminale, pasi Googletregon se kanë të njëjtat simptoma.

Studimi gjithashtu zbuloi se: Më shumë se gjysma (54%) përdorin Google të paktën një javë për të kërkuar pyetje dhe simptoma mjekësore. Pothuajse 3 në 4 (72%) thonë se kanë përdorur së paku një herë motorin e kërkimit për të adresuar nevojat e tyre shëndetësore në vend që të vizitojnë një mjek. Më shumë se 40% e të anketuarve përdorin “Google” si burimin e tyre të vetëm të informacionit të paktën gjysmën e kohës, kur kërkojnë informacion mjekësor.

“Lehtësia e gjetjes së informacionit shëndetësor në Google lehtë mund të kthehet nga një zakon në një varësi të plotë. Unë kam parë shumë pacientë të cilët kanë nevojë për një ndërhyrje të vërtetë nga familja dhe miqtë për t’i ndaluar ata ta bëjnë këtë “, thotë Dr Charlotte Middleton.

Shendeti Mjekët japin alarmin: Kujdes përdorimi i "doktor Google" po iu shkatërron metabolizmin