Showbiz21 Tetor 2019, 18:05

Mjekra e Edi Ramës ndarë në mandate; ja pas sa vitesh mund hapen negociatat, nëse ky do lihet kryeministër

Shkruar nga Pamfleti
Mjekra e Edi Ramës ndarë në mandate; ja pas sa vitesh mund hapen

Një grafik, pa koment. Çfarë mendon lexuesi?

Në konferencën justifikuese të shtypit; për të pastruar, njollën e dështimit të mos-hapjes së negociatave, dalë i shoqëruar nga “shegerti i vogël” i Baton Haxhiut dhe “zëvendës dhëndri” Gent Cakaj; kryeministri Rama, nuk e premtoi më vitin dhe datën e sigurt për hapjen e negociatave.

Sepse, nëse PS e mbanë në krye të partisë dhe nëse shqiptarët, do ta lënë në krye të qeverisë; Rama nuk dëshiron të dalë bllof e të bëhët bajat, siç ka mashtruar por edhe ka dështuar; në të 12 herët që ka premtuar çdo 6 muaj, qysh prej muajit tetor 2013, kur e nisi pushtetin me krekosje groteske e parakalim triumfatori, në 200 metrat Presidencë-Kryeministri.

Por Edi Rama e di mirë, se sa të jetë ai kryeministër dhe kryetar i PS; BE-ja nuk i hap negociatat me Shqipërinë, jo se Rama shkon me çorape kllouni, brekushe e atlete sporti, në çdo takim ndërkombëtar; por sepse financat, ekonominë, administraën, parlamentin, drejtësinë dhe sigurinë e Shqipërisë, i ka katandsisur si “brekë” të leckosura.

Këtë bllokazh që i ka bërë BE-ja; kryeministri Rama e deklaroi qartë e përfundimisht; në përgjigjen që i dha pyetjes së një gazetareje, se “kur do hapen negociatat”, duke i thënë si me bejte humori; se negociatat, do hapen kur mjekra e tij të bëhet “litar”.

Redaksia “Pamfleti”, ka bërë një paraqitje grafike sqaruese e kujtuese, për përgjigjen krahuese me mjekrën, duke ia ndarë rritjen e saj në mandate pushteti, qysh nga dita kur është bërë kryeministër para 6 vitesh e deri në vitin 2050, kur Edi Rama në moshën 86-vjeçare; sipas psiko-delirizmit të tij të pa frenueshëm e të pa mjekueshëm; ëndërron dhe mendon se mund të jetë kryeministër./Pamfleti/

Funny Mjekra e Edi Ramës ndarë në mandate; ja pas sa vitesh mund hapen negociatat nëse ky do lihet kryeministër