“Modesti” Courtois: Askush si unë, arrij aty kur të tjerët nuk munden!

Portieri i ri i Real Madrid-it, Thibout Courtois, foli në lidhje me kalimin e tij te skuadra galaktike. Ai nuk e fsheh se është më i mirë se të tjerët. “Pres me padurim këtë sfidë, me entuziazëm të madh, i uritur për të tjerë tituj dhe akoma shumë konkurues. Dua të besoj vërtetë se çdokush që mbërrin këtu e di që ka kërkesë dhe pritshmëri të madhe, por unë jam gati.



“Përçoj qetësi, jam shumë i sigurtë, kam reflekse. Madje edhe për shkak të lartësisë time, shumë herë mund të arrij aty ku portierë të tjerë nuk munden.

Unë kam eksperiencë dhe kam luajtur duke fituar shumë tituj. Kur kërkon të fitosh trofe, ke nevojë për njerëz triumfues në skuadër, dhe mendoj se mund të bëj pjesën time. Ndodhem këtu për të ndihmuar skuadrën”, – vioji Courtois.

more recommended stories

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.