Bota20 Tetor 2018, 13:53

Mogherini dhe Han përshëndesin vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për ndryshimet Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti
Mogherini  dhe Han përshëndesin vendimin e Kuvendit të

Mogherini dhe Han përshëndesin vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për ndryshimet Kushtetuese

 Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Fqinjësi të Mirë, Federica Mogherini  dhe eurokomesari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johanes Han kanë përshëndetur vendimin e mbrëmshëm të Kuvendit për hapjen e procedurës për ndryshimet e Kushtetutës.

“Kuvendi i IRJ Maqedoni ka bërë shumë hap të rëndësishëm drejt zbatimit të Marrëveshjes së Prespës nëpërmjet votimit për fillimin e procedurës për ndryshime kushtetuese. Tani presim procedurat nacionale për zbatimin e Marrëveshjes që të vazhdojnë pa anulime, drejt miratimit të ndryshimeve kushtetuese”, thuhet në deklaratë.

Rajoni Federica Mogherini Johanes Han Maqedoni