Këto janë pamje të rralla të filmuara në shtëpinë e heroit të Kosovës Adem Jasharit.
Pamjet i përkasin tetorit të vitit 1995, kur në Kosovë mbizotëronte paqja e brishtë. Përveç burrave duke kërcyer, shfaqen edhe anëtarët e tjerë të familjes. Gratë dhe fëmijët shihen tek qëndrojnë në shtëpi.
Mbi 50 njerëz në mesin e të cilëve edhe Ademi, një ndër themeluesit dhe komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përkujtohen me aktivitete të ndryshme në përvjetorin e “Masakrës së Prekazit” ose ndryshe e njohur edhe si “Epopjea e UÇK-së”, në mbarë Kosovën si dhe në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut. Adem Jashari, u lind më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Drenicës.
Prekaz🇦🇱🇦🇱🔥🔥
Posted by Prekaz on Tuesday, July 9, 2019