Aktualitet11 Gusht 2018, 10:41

”Monstra” i Selenicës pranon krimin në polici: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë, më gjeni avokat

Shkruar nga Pamfleti
”Monstra” i Selenicës pranon krimin në polici: Nuk mbaj

''Monstra'' i Selenicës pranon krimin në polici: Nuk mbaj mend çfarë kam bërë. Unë i vrava, më gjeni avokat

Ndërkohë që në momentin e arrestimit është shfaqur i qetë dhe i është dorëzuar pa asnjë rezistencë policisë, autori i masakrës me 8 viktima në Selenicë ka dhënë edhe dëshminë e parë në komisariat.

“Kam qenë i pirë dhe nuk mbaj mend se çfarë kam bërë”. Unë i vrava, më gjeni avokat”, mësohet të ketë thënë Ritvan Zykaj.

Nga ana tjetër ai nuk ka mohuar konfliktin e vazhdueshëm që ka pasur me kushërinjtë.

“Ata më akuzonin mua për çdo gjë që ndodhte”- ka thënë ai.

Ndërkohë që sipas policise bëhej fjalë për disa pula deti që ishin vjedhur dhe për të cilat, kushërinjtë kishin akuzuar 24-vjeçarin.

Aktualitet monstra i Selenicës Ritvan Zykaj